Libri publicistiko-letrar trajton 10 personalitete të spikatura të Shkodrës
“Personazhi dhe koha”, quhet kështu libri që prej pak ditësh ka njohur dritën e botimit, i shkrimtarit Xhahid Bushati. Libri i përket stilit publicistiko-letrar me kërkime, studime dhe skeda letrare dhe u botua
FJALA LETERSI , REVISTA FJALAKU JU MUND TE B OTONI KRIJIMTARINE TUAJ
Pjesë e librit janë 10 personalitete të jetës kulturore dhe artistiko-letrare të Shkodrës si: Ahmet Osja, Angjelin Nënshati, Anila Dushi, Dedë Gajtani, Gjon Karma, Isa Alibali, Ismail Lulani, Kolë Shiroka, Lajde dhe Zef Staku si dhe Migjeni.Puna kërkimore nuk ka qenë e lehtë për shkrimtarin Bushati në mënyrë të veçantë për figura si ajo e Dedë Gajtanit, Gjon Karmës, Ismail Lulanit, Kolë Shirokës, Lajde dhe Zef Stakut.”Personazhi dhe koha” është botuar me rastin e 70-vjetorit të lindjes së autorit Bushati, i cili për herë të parë ndan me lexuesit përmes librit edhe autobiografinë e tij.
Xhahid Bushati është autor i shumë librave në të cilët trajtohen figura të spikatura të Shkodrës. Gjithashtu ai njihet edhe për krijimtarinë e tij letrare për fëmijë dhe ndër vite është nderuar me çmime kombëtare në konkurset letrare-artistike.