PËRGJEGJËSIA SI OBLIGIM MORAL DHE QYTETARË

0

Pjesëmarrja në qeverisje realizohet përmes procesit të zgjedhjeve, ku qytetarët vendosin me votën e tyre për subjektët politike të cilat marrin pjesë në zgjedhje. Në krahasim me kohën e monizmit, në pluralizëm zgjedhjet paraqesin një proces me peshë shumëdimensionale, andaj duhet të ekzistojë kujdes në përzgjedhjen e kuadrit përfaqësues  në vendet udhëheqëse, me integritet moral e  profesional, sepse të tillët përveç se përfaqësojnë vetën, ata janë edhe pasqyra e subjektëve politike para qytetarëve në mjedisin përkatës

Nail  Draga  Nail Draga: ” Pozita e librit shqip në Mal të Zi” - Lajme nga Ulqini

Në këtë gamë të përgjegjësia bie mbi individët e zgjedhur apo të emëruar në pozita të ndryshme në nivel lokal apo qendror, sepse kemi të bjëjmë me resorët e ndryshëm që kërkon përkushtim profesional. Sepse ata në pozita të tilla nuk janë për të zgjidhur çështjet personale apo familjare por të qytetarëve të cilët i përfaqësojnë.

Duke marrë parasysh se vendosja në pozita të ndryshme edhe tash në pluralizëm pothuaj në tërësi diktohet nga partitë politike, mbetet çështje për diskutim për raportët shoqërore tash dhe në të ardhmën. Një qendrim i tillë për çështje kadrovike  mbetet e hapur sepse si duhet të veprojnë pjesëtarët e partive të tjera që duan të punësohen në administratë e gjetiu në sajë të konkursit publik, përmes referencave profesionale.

Por, përvoja 30-vjeçare e pluralizmit, lënë për të dëshiruar sepse më përjashtim të disa rasteve në pozitat udhëheqëse  janë vendosur individë jo të denjë për pozita të tilla, sepse  çështjet e tilla trajtohen si ekskluzive  personale e jo të përfaqësimit të atyre qe i kanë votuar. Identike është gjendja edhe në përbërjen e këshillave drejtuese, ku me përjashtim të rastit, aty vendosën individë pa njohuri profesionale por më së shumti militant partiak, ku  si të tllë aty janë ma tepër formal, andaj kontributi  në çështjet përkatëse është nën çdo nivel.

Ulqini- rast për hulumtim jo vetëm lokal  Albanian Information - Albanian.com

Rasti i Ulqinit  është i veçantë  dhe rast për hulumtim, sepse ka munguar qasja e tillë sepse dominonte  oportunizmi profesional për qellime personale. Një dukuri e tillë ka të bëjë sidomos  me sektorin e mbrojtjen së pasurisë së komunës, për mundësitë e pashfrytëzuara për të demaskuar veprimet korruptive që kanë ekzistuar më herët.E dhëna se deri më tash  një çështje e tillë nuk është trajtuar me prioritet duke qenë çështje ekskluzive komunale, dëshmon dështimin profesional në qeverisjen lokale. Fjala është kryesisht për privatizimin e objektëve dhe ndërmarrjeve shoqërore  që kanë vepruar në territorin e komunës së Ulqinit, të cilat  kanë dështuar tërësisht, që me të drejt quhet plaçkitje profesionale  në nivel shtetëror. Ndërsa    rasti i ish  Pushimorës së sindikatave të Kosovës, ku Komuna e Ulqinit pësoi me një borxh prej 6.5 milion euro që ishte skandal i veçantë i korrupcionit e plaçkitjes së komunës, do të mbetët rast për hulumtime në tekstet juridike.Në lidhje me çështjen e privatizimit përkatësisht të plaçkitjës së ndërmarrjeve shtetërore dhe pronave të komunsës ka ekzistuar heshtje e plotë nga individët kompetent. Jo se ka munguar qasja profesionale, por mungesa e guximit me u ballafaquar me realitetin e hidhur në vend. Rasti i mos paraqitjës së ankesës nga ana e komunës ne lidhje me privatizimin e parcelës në “Fushën e Topave” në Kala, duke ia mundësuar palës tjetër ndërtimin e një objekti hotelier(që nuk është përfunduar ende) paraqet rastin skandaloz jo vetëm juridik për pushtetin lokal të Ulqinit.   Nuk ka dilemë se çështja e privatizimit  ka qenë identike pothuaj  si në tërë Malin e Zi,  por në Ulqin  përmes privatizimit  janë realizuar skenaret e oligarkëve të ndryshëm me mbeshtetje  lokale  dhe asaj shtetërore, me pasoja për popullsinë  vendore. Pikërisht një privatizim i tillë i dështuar ndikoj në papunësi duke nxitur emigrimin e popullsisë në botën e jashtme.Kalaja e Ulqinit - Wikipedia

Privatizimi-dosje e veçantë(!)

Vetëm, tash pas ndryshimit të pushtetit në sajë rotacionit nga 30 gushti 2020, në këtë aspekt ka filluar të lëvizë në favor të qytetarëve. Rasti i Valdanosit, rikthimi i pronarëve të ligjshëm, si dhe mundësia që kryporja të jetë përseri në pronësi të shtetit paraqet rastin e  parë për rikthimin e drejtësisë së munguar. Me këto dy raste duhet të jetë vetëm fillimi sepse duhet vazhduar më tutje, për të rikthyer drejtësinë e munguar në këto tridhjetë vite.Duhet të rishqyrtohen privatizimet e dështuara jo nga mandati i kaluar por më herët duke parë edhe rolin e Komunës së Ulqinit, duke ofruar argumente, në favor të punësuarëve në ndërmarrjet përkatëse, siç janë hotel Galebi, Otranti etj.Hotel Galeb-Canj Updated 2022 Room Price-Reviews & Deals | Trip.com Vetëm në këtë mënyrë do të eliminohen dyshimet dhe dilemat, që do të jetë në favor të proceseve të tilla.  Kemi të bëjmë me një dosje të veçantë nga fusha e privatizimit të pronës dhe të ndërmarrjeve shoqërore, që do të ishte voluminoze nëse do të realizohej si botim i veçantë nga pushteti lokal i Ulqinit. Një botim të tillë mund ta realizojnë vetëm ata që nuk kanë qenë pjesë e tyre veprimeve apo aferave korruptive dhe janë profesionist të dëshmuar e sidomos  të guximshëm për të prezantuar të vërtetën para opinionit të gjerë.

Heshtja e imponua Ditë e madhe për Komunën e Ulqinit", nënshkruhet kontrata për shitjen e  tokës së komunës - Ulqini Online - Lajme nga Ulqini, Ana e Malit, Kraja,  Tivari, Tuzi, Plava dhe Gucia

Nuk mund të arsyetohet më asgjë heshtja disavjeçare ndaj procesit të privatizimit në Ulqin, jo vetëm duke ngritur komisione por edhe procese gjyqësore si në komuna të tjera në Mal të Zi. Pse diçka e tillë nuk ka ndodhur në Ulqin nuk është vështirë të kuptohet, sepse përveç mungesës së profesionalizmit, qendron mungesa e guximit dhe kompleksi i frigës ndaj pushtetit qendror. Kemi të bëjmë me kompleksin e të nënshtruarit ndaj pushtetit si rezultat i raportit ndaj qytetarëve të Ulqinit si në monizëm edhe tash në pluralizëm.Po ashtu nuk duhet përjashtuar edhe hipotekat e ndryshme ndaj përfaqësuesve të  Ulqinit ne raport me strukturat e ndryshme qeveritare, të cilët janë zënë peng, andaj si të tillë heshtjen e kanë pasur të imponuar.  Nuk ka dilemë së   nga të tillët  mbrojtja ka qenë mision i pamundur, sepse ka dominuar  interesi personal e jo ai qytetar apo publik.Përfundimisht, për ndryshime cilësore nevoitën persona me integritet moral dhe profesional, sepse të tillët mund të na përfaqësojnë me dinjitet si kudo në botën e qytetëruar, sepse nuk kemi të bëjmë me çështje personale por të përgjithshme në favor të qytetarëve.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.