Për Migjenin, dhe përsëri për Migjenin…

0

Nga  Xhahid BushatiXhahid Bushati: Kur trokisja në derën e aktores Antoneta Fishta ...

 

Puka, ky vend malor, do të jetë vatra dhe streha për Migjenin mësues e poet. Edhe pse në mjerim, shpirti njerëzor e fisnik pukjan fal bardhësi për Migjenin, edhe pse ishte i sëmurë. Edhe këtu, përmes motiveve që shkroi Migjeni u ndesh përsëri me kontraste trishtuese deri në dhimbje, deri aty ku “nuk arrin zani”. Mësuesinë e filloi më 18.04.1936. Dha mësim në klasën e tretë dhe të katërt. Në klasën e tretë realizoi këto programe: hartim, drejtshkrim, aritmetikë, bukurshkrim, vizatim, këngë dhe gjimnastikë. Ndërsa në klasën e katër realizoi këto programe: mësim moral e qytetar, hartim, drejtshkrim, gramatikë, aritmetikë, bukurshkrim, vizatim, këngë dhe gjimnastikë.E, duke mbetur në mjediset e këtyre dy klasave, nuk ka sesi të mos kujtojmë vocrrakët-nxënës, e në mes tyre Lulin e Vocërr dhe Zenelin, që u përjetësuan në skicat letrare si rrëfime mrekullie nga mësuesi i tyre shkrimtar. Këtu, do të pohojmë mendimin e prof. Bedri Dedjes, me të çilin ndajmë një mendje, se mënyra e strukturimit dhe ligjërimit të tekstit i takon letërsisë mbi fëmijët.Luli i Vocërr është një personazh i dashtun i Migjenit, aq i dashtun sa bota e tij vetmitare dhe e trishtuar plotëson e vijimëson botën e Migjenit të Madh. Migjeni e ndjek Lulin artistikisht hap pas hapi. Operon me çdo detaj. Çdo detaj dhimbshëm e i përvajshëm. Ata vizatojnë gjendjen shpirtërore të Lulit, që veç Migjeni e njeh, që veç Migjeni e di. Për rrjedhojë, kjo marrëdhënie ka aq afri sa mbetet një model dashunie dhe frymëzimi.Luli është i pjekur para kohe.Migjeni, “shkrimtari i mjerimit”! - Konica.al E ka pjekë varfëria, mjerimi. Edhe pse diku në një qoshe, teksa i buzëqesh një rrezeje të dobët; ai në shpirt ka ruajtur një tufë me ëndrra jo për veten, por mësuesin, Migjenin e tij të dashtun. “Nganjëherë i afrohet mësuesi Lulit. Dhe kur e ka fytyrën e dlirtë dhe pa puça, mësuesi ja ledhaton faqet, gushën, e Luli i afrohet, ia merr dorën, e shikon me sy pëllumbi dhe kishte dashtë t’i fali diçka mësuesit. Por vjollca nuk ka. E Luli i Vocërr ç’ka mund t’i fali mësuesit tjetër? Veç në ja faltë tollumbat e veta që kanë hapun gojën si me dashtë me hangër mësuesin. Po, po, tollumbat e Lulit të Vocërr kanë me e hangër mësuesin”.E kështu në dimensionin artistik: mbeten, ashtu, pranë e pranë Luli i dashtun dhe Migjeni i dashtun. Një dashtunim që i bën sfidë mjerimit, por edhe një model edukativ, një model moral i ndjenjës dhe pastërtisë njerëzore. Njerëzorja e përshkon krye fund ligjërimin për Lulin e Voçërr. Po me të njëjtën pamje atë të njerëzores, por në një dimension e rrafsh tjetër, është parë nga mësuesi figura e Zenelit. Në disa aspekte Zeneli plotëson Lulin, por ka disa të përveçme, si: është i zgjuar. “Mjaft ma, Zotni mësues, mjaft na mësuet si duhet me jetue, çka asht mirë e bukur mjaft na mësuet, – megjithatë na po rrojmë si rrojtën stërgjyshnit tanë, po në ato gëzime e po në ato mjerime, të lanun e të tretun ndër këto bjeshkë. Qe na shiko një herë, njenit nepër kmishtë të shkyeme i shifet supi i verdhë, tjetrit barku si drrasë, atij atje asht gati t’i bjerë të fikët nga uria, një tjetër prap memezi përmbahet mos t’i bajnë, dhambët brr nga ethet…” I gjithë ky fragment tronditës e tragjik i vendosur në gojën e Zenelit, që vetë është një personazh tragjik, zbulohet realisht realiteti që askush nuk mund ta përshkruante më bukur sesa pena e Migjenit. Para fjalëve të Zenelit kalojnë shokët e tij bashkëmoshatarë: të pikturuar dridhshëm e të detajuar qartazi. Rrallë mund të ketë piktura të tilla, ku sundojnë kufijtë fëminorë e arsyetimet e tyre dalin jashtë këtyre kufijve. Akuzat e Zenelit kanë dimensione shekspiriane.Karakteristika e dytë e Zenelit është se, ai është inteligjent. Është personifikim i Dritës së Diturisë. Vetë, Zeneli është dhimbje e trishtim real. Vetë Zeneli është një ëndërrimtar dhe këtë ëndërrim e kërkon jo vetëm për të sotmen por edhe për të nesërmen, të nesërmen për ta realizuar. Ndaj ai sjell fakte e dukuri. I fakton ata me momente të trishta nga realiteti. “S’kemi kurrgja, Zotni, as vegla të reja për punë, as shtëpia higjienike të mira si në shtetet e tjera jemi të vegjël”.Migjeni - Lagja E Varfun

I lexon këto rreshta dhe të mbyt një det lotësh. Zeneli është guximtar dhe i vetdijshëm për çka flet, si: “… jemi të vegjël”.
. Në të dy fragmentet që citova më lart, dëshiroj të evidentoj dy momente përbashkësie: Në të parin, Zeneli e nis ligjërimin kështu: “Mjaft ma, Zotni mësues…”. Në të dytin, Zeneli e nis ligjërimin kështu: “S’kemi kurrgja, Zotni…”. Në të dy rastet komunikimi është i drejpërdrejt dhe i drejtohet mësuesit. Pret përgjigje nga Ai. Tek Ai e ka shpresën, tek Ai beson. Vetë shpresa dhe besimi është në figurën e gdhendur të Zenelit. Ai thotë shumë… Dhe unë personalisht nuk ndaj të njëjtin mendim me disa kritikë, të cilët kanë gjetur te kjo pjesë nota fataliste. Gjykimi i tyre mbeti brenda kornizave të realitetit socialist. Gjykimi i tyre qe sporadik dhe jo i thelluar e vërtetë. Zeneli, ashtu si Luli i Vocërr janë produkte reale të një realiteti tragjik. Dhe realja nuk është fatale, përkundrazi është pasqyrim konkret, pa zbukurime i realitetit. Të rralla janë këto modele ligjërimore me personazhe, si: Luli i Voçërr dhe Zeneli. Vetëm madhështia e talentit të Migjenit shkon në kohë e përtej kohës. Nuk është krijues i përshkrimit por i sintezës. Migjeni është i gjithkohshëm.

Migjeni, sipas dëshmisë së shokut të tij të rinisë, shkrimtarit Teufik GjyliTeufik Gjyli

Shkrimtari për fëmijë Teufik Gjyli ka pasur shoqëri të ngushtë me Migjenin. Në moshën e rinisë, ata nuk ndaheshin me njëri-tjetrin. Dhe shkrimtari për fëmijë ka botuar herëpashere shkrime në formë kujtimesh për shokun e tij të rinisë, Migjenin. Teufiku, kryesisht, i botoi në revistën “Nëntori”, dhe u përkasin viteve 1955 dhe 1961.
Shkrimtari kujton: “Ishte fundi i vitit 1933, kur u takova për herë të parë. … … Qe një djalë i ri, i hijshëm, me një trup të drejtë, i pastër në veshje dhe ma i pastër në shpirt. Me bisedat e para ta fitonte zemrën e të bante për vete. Në natyrë të dukej gjithmonë i thithun dhe i përhjekun. … … Migjeni i pa me sytë e vet ngjarjet, të cilave u kushtoi radhët dhe vargjet e tij. Ai vrente sendet, që i kalonin para syve. I vrente gjatë e me kujdes të madh. Pastaj mendonte. E, atëherë, shkruante.”

Migjeni shkruante… Mua më duket se ende shkruan… “Sa dëshira të flakta ushqej për këtë qytet! Dëshirat e mia janë shumë – shumë ma të sinqerta e ma të mëdha se dëshirat që pat perëndia kur krijoi botën.”

E deshti Shkodrën! Shkodra për Migjenin ishte testament.
 

Vjeshta Në Parakalim

Vjeshtë në natyrë dhe vjeshtë ndër ftyra tona,

Afshon erë e mekun, lëngon i zymtë dielli,

lëngon shpirt’ i smum ndër krahnore tona,

dridhetjet’ e vyshkun ndër gemba të një plepi.

Ngjyrët e verdha lozin në vallen e fundme –

(dëshirë e marrë e gjethve që një nga një vdesin!)

Gëzimet, andjet tona, dëshirat e fundme

nëpër balta të vjeshtës një nga një po shkelin.

Një lis pasqyrohet në lotin e qiellit,

tundet dhe përgjaket në pasion të viganit:

“Jetë! Jetë unë due!” – e frymë merr prej fellit,

si stuhi shkyn ajrin… por në fund ia nis vajit.

Dhe m’at vaj bashkohet horizont’ i mbytun

në mjegull përpise. Pemët degët e lagun

me vaj i mshtjellin në lutje – por kot! e dinë, të fikun,

se nesër do vdesin… Vall! A ka shpëtim ndokund?!

Mallëngjehet syni, mallëngjehet zemra

n’orën e vorresës, kur heshtin damaret,

e vorri inaltohet nën qiella ma t’epra

me klithëm dëshprimi që në dhimbë të madhe zvarret.

Vjeshtë në natyrë dhe vjeshtë ndër ftyra tona.

Rënkoni dëshirat fëmitë ejetës së vafun;

rënkoni në zije, qani mbi kufoma,

që stolisin vjeshtën nëpër gemba të thamun.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.