Nga : Farida Ramadani Zmijani
Kenaqesi te pish kafe me Anilen mesuesen e perkushtuar dhe gazetaren e mrekullueshme prej 20 vitesh ne terren e ne disa televizione por kur ne dore merr krijimin e saj sa cilesor aq domethenes ne vleresim te figurave te artit ndjehesh e priviligjuar. I thashe se nuk do e lexoj shpejt se kam disa pune ne dore por e pamundur. Sa arrita ne shtepi fillova te shfletoj. E lexova me nje fryme duke kuptuar se çdo faqe ishte nje galeri emocionesh, ndjesish, lodhje, opinione, skene, duartrokitje, lot, humor qe me percilleshin si veshje e kesaj figure prej vitesh.
Libri “Pavlina…” kushtuar Pavlina Manit monografi me grricte kujtimet e shumta qe kam pare ne interpretimin e saj aq terheqes, me sharm dhe me nje profesionalizem te jashtezakonshem. Se mos jam vetem une. Me mijera shqiptare kete artiste e kane patur idhull dhe e kane ndjekur me kersheri qe ne femijeri. Zerin e saj e kemi perhere te fresket me artin e saj magjik ne perkushtimin denjesisht te roleve te shumta.
Pirro dhe Pavlina sa jane te medhenj ne kulture po aq jane tokesore dhe ne thjeshtesi, – shkruan Anila. Ne kopertine krahas portretit te saj ka vendosur dhe Teatrin ku per tre dekada shkriu talentin e saj i cili ishte streha profesionale e Pavlines. Lushnja vendlindja e saj, qyteti i vogel me emra te medhenj ku dera e artisteve perhere mbeti e nderuar me Vaçe Zelen, Loni Papa, Vath Koreshi, Margarita Xhepa, Luan Qerimi, Faslli Haliti, Bujar Xhaferri etj. Shkrimtarja ne kete monografi ka thur detaje te jetes se Pavlines. Qe e vogel kur ajo recitonte “ Vajza e vdekur” nuk mbeti njeri pa qare nga emocionet. Ishte nje nxenese e shkelqyer por dhe kendonte bukur. Shpesh ishte e penalizuar per tu integruar ne shoqeri nga babai qe ishte ne burg politikisht por perhere triumfonte. Mesonte shume nderkohe filloi ti binte pianos. Ne teater luajti plot role si ne : Nje nuse per Stavrin, Arturo Ui, Nje enderr e shkruar etj. Bashkepunoi me shume artiste si Roza Anagnosti, Margarita Xhepa, Marije Logoreci etj. Ne liber Anila ka perfshire mendime dhe opinione te disa artisteve me ze te shprehur per Pavlinen. Dua te veçoj opinionet nga interpretimi i saj te “ Nata e dymbedhjete” komedi e Shekspirit vene ne skene nga Piro Mani.
Ahmet Pasha-Pavlina ne rolin e Olivias eshte e pazevendesueshme.
Margarita Xhepa-Olivia ishte veper e Pavlina Manit.
Roza Anagnosti-Bashkepunimi me Pavlinen ishte arti i frymezimit.
Elida Janushi-Pavlina e hijshme, elegante, e bukur i jepte vlere rolit etj.
Pallati 176 ishte nje nder komedite qe ka ngelur ne kujtesen e spektatorit i cili ka percjellur mesazhe, humor, realitet etj me interpretimin e saj dhe te aktoreve te tjere. Per te vazhduar me nje seri debutimesh ne : Romeo e Zhuljeta, Kush e solli Dorontinen, Hijet e nates, Spiuni, Morsa, Dasem gjaku etj.
Shkrimtarja eshte ndalur dhe ne çiftin Mani si nje nder çiftet model si te talentuar, bashkepunues te mire por te suksesshem personalisht dhe bashkarisht. Pavlina luajti dhe shume filma ku shpalosi sukseshem talentin e saj tek : Oshetime ne bregdet, Mimoza llastica, Qyteti ma i ri ne bote, Gjenerali i ushtrise se vdekur etj. Nje hapesire mjaft te madhe zene komentet e artisteve duke vene ne pah vlerat e Pavlines. Po citoj disa: Pavlina : Ka interpretuar gjithmone bukur. Edhe pse rolet e saj ishin te veshtira ajo i ka interpretuar me dinjitet. Eshte aktore e madhe. Kishte te veçanten e saj si aktore. Thelbi i saj qendron se eshte aktore inteligjente. Eshte nje nder aktoret me te mira shqiptare etj.
Pavlina edhe jashte skenes na paraqitet : shume komunikuese, nikoqire, kishte veti te inkurajonte, per figuren e saj nuk duhen kursyer rreshta per cilesite e saj te mira,modeste, shembull i njeriut te mire etj.
E keshtu duke falenderuar pafundesisht miken time Anilen per kete liber qe vertete ia vlen te lexohet pasi ka brenda nje aktore me nja bagash shume te pasur artistik e cila per rreth 30 vite na ka dhene shume emocione dhe qe duhet kujtuar perhere si ikone e skenave tona.
Faleminderit Anila!
Sytki Ndrecaj, Majlinda Angoni and 87 others
17 comments
1 share
Like
Comment
Share
You, Sytki Ndrecaj, Merita Curri and 208 others
130 comments
Like
Comment
Share