Nga: Qazim
Dy kështjella të mëdha
Ia njeh Shkodrës historia,
Asht Rozafa një kala
Ndërsa tjetra asht Vllaznia…
Vllaznia ekipi jonë
Në krye në vendin e parë,
Me dalë përsëri kampion
Malli shumë na ka marr..
Po luan skuadra për merak
Me cilësi e harmoni,
Zemrat tona s’bajnë tik tak
Por rrahin Vllazni ,Vllazni…
Të gjithë mendjen te futbolli
Edhe pleqtë edhe fëmija,
Gëzohet plaka nga Gjuhadoli
Sa herë që fiton Vllaznia…
-Të festojmë, thotë, një gotë ta pimë
Nuk do flemë deri vonë,
U ban nana një ambëlsinë
Që “Vllazni” emrin ia thonë…
Ta dini se fëmijët shkodranë
Flenë në shtrat me top në gji,
S’pari mësohen me thirr nanë
E pastaj Vllazni, Vllazni….
Shkodra kurrë nuk i don
Disa njerëz batakçi, skile,
Mjeri atij që mendja i shkon
Vllaznisë tonë me ia ba me hile…
Ata që thonë se kemi fat
Po ua them nëse nuk e dinë,
Se edhe zoti atje lartë
Asht tifoz me Vllazninë….