Këto netë bëhë e ditur se në të paktën 4 shtëpi në fshatin Rrilë, bazuar në atë që thonë vetë banorët, janë vjedhur materiale pune dhe sende të tjera me vlerë të konsiderueshme.Në mëngjesin e së nesërmes banorët janë vetëdijësuar për një thyerje të organizuar kur kanë kuptuar se edhe fqinjët ankoheshin për mungesën e materialeve me vlerë në magazinat e tyre.Bazuar në dëshmitë e banorëve të cilëve u janë thyer banesat/magazinat, përllogariten rreth 4 milion lekë të vjetra dëme materiale të vjedhura nga hajdutët gjatë natës së shkuar në fshatin Rrilë.Kjo nuk është hera e parë që kanë ndodhur vjedhje në këtë zonë, por kishte shumë kohë që nuk degjohej për një fenomen të tillë. Dyshimet e para, gjithmonë sipas banorëve, janë për hajdutë dhe keqbërës që nuk banojnë në zonë, por që koordinohen nga elementë brenda zonës.Të paktën 4 janë kryefamiljarët të cilët kanë raportuar për vjedhje të kryera në pronën e tyre, por numri i saktë mund të jetë edhe më i lartë. Siç kuptohet, keqbërësit kanë bërë një krehje të mbarë zonës gjatë natës së kaluar.