PAS QEVERISJES ME TEPSI, RAMA PO PERGADITET TË QËVERISË ME “GJUMASH”

0

Bëhet me dije se në vilën qeveritare të Dajtit, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një darkë pune me të gjithë ministrat e qeverisë së tij. Në fokusin e bisedimeve ka qenë analiza e punës së qeverisë, por edhe ajo çfarë pritet të ndodhë pas zgjedhjeve parlamentare, që është riformatimi i qeverisë.Sipas buburimeve të  revistës “Fjala”, mësohet se është bërë një bilanc për punët e realizuara deri tani dhe ato që nuk kanë mundur të përfundojnë, ndërsa i ka paralajmëruar se në qeverinë e 4-vjeçarit të ardhshëm do të ketë mjaft ndryshime.Sakaq performanca e tyre e deritanishme do të luajë një rol kyç për përzgjedhjen ose jo të tyre për të mbajtur një post ministror. Duket se ndryshimet fillestare do të bëhen në Ministrinë e Punëve të Brendshme, atë të Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme, për të cilat do të përzgjedhë t’i drejtojnë deputetë të zgjedhur me më shumë vota preferenciale dhe që kreu i socialistëve ka më shumë besim.Ndër të tjera Rama ka paralajmëruar se do të ketë edhe emërime ministrash që nuk kanë qenë kandidatë për deputetë apo nuk kanë lidhje me bazën e Partisë Socialiste.Pra duket qartazi se kryeministri Edi Rama  në mandatin e tij të tretë, tepsinë  e pushtetit  do ta perdorin duke  future në “furrë” edhe ndonjë “intelektual” nga Pd  që mund të jetë I “rekomanduari” i Bashës, apo I pa kënaqur I  kreut të Pd. Gjithësesi  kur kujtojmë se gjatë fushatës elektorale, kreu I qeverisë ironizonte  Bashën si gjumash, dhe Meten e Berishen si “sherxhij”, tashmë  qartazi lexohet: Rama “don” një qeveri  me gjumash, një president “vegel” dhe socialistët  boll kanë se qeverisë logoja e tyre.Partia Socialiste fitoi e vetme 74 mandate dhe se kjo i krijon asaj mundësinë që të krijojë qeverinë. Ndërsa programi i ri i qeverisë pritet të jetë objekt takimeve të Ramës me ekipin e PS-së dhe të ministrave.e pa qartë mbetët  , a do të  pranojnë   Rama  mbeshtetje nga  deputet socialdemokrat apo… Gjithësesi  deri në shtator pritet që të formohet edhe qeveria e re, ku pas  konsituimit të kuvëndit  do kemi zhvillime te reja, mbase shumë  erëra do fryejnë  deri më atherë.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.