Nuk është parë e dëgjuar më herët. Bëhet fjalë për një rast që mund të quhet i paprecedentë që ka ndodhur në Kosovë.Një vajzë nga Suhareka e Kosovës, ngacmon seksualisht dhe përndjek vazhdimisht ish profesorin e saj.Çështja është bërë pjesë e drejtësisë dhe dosja e përndjekjes ndodhet në Gjykatën Themelore të Suharekës.Vajza rrezikon deri në tre vite burg dhe sërish nuk heq dorë.Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, avokati i profesorit, Ruzhdi Gashi, ka thënë se ish-nxënësja e shqetëson klientin e tij dhe është e fiksuar me të.Sipas Gashit, vajza dhe profesori kanë biseduar së bashku, por kjo e fundit përsëri nuk heq dorë, madje e ndjek çdo mbrëmje te rruga e shtëpisë.“Profesori është i ri i pamartuar, ka prindër motra, vëllezër. Ish-nxënësja tani është në moshën madhore, është studente në vitin e dytë. Ai në polici e ka njoftuar në vitin 2018, ndërsa unë para një jave jam njoftuar për rastin.Vajza thotë e dua dhe pranon fajin. Ne jemi në përpjekje bashkë me Prokurorinë e Shtetit që ta lejë të qetë profesorin të qetë.Kanë biseduar më përpara dhe profesori ka thënë që nuk ndjen asgjë dhe i ka thënë të heq dorë. Kanë biseduar edhe me familjen, por vajza është e fiksuar. Ajo e bezdis, i shkon çdo mbrëmje te rruga e shtëpisë”, u shpreh avokati në ABC.News.