U luajtën ditën e sotme në orën 16:00, pesë sfidat e vlefshme për javën e parë të Grupit A të Kategorisë së Dytë, të cilat prodhuan plot 16 gola. Nder to 4 gola janë she3nuar në takimin Veleçiku- Klosi .Padyshim që vëmendja më e madhe ishte tek ekipet si Elbasani, Veleçiku dhe Oriku, që vijnë nga Kategoria e Parë, ndërkohë që përballje interesante ishte dhe ajo mes Shënkollit dhe Ilirisë.Elbasani i Sutës, arriti të triumfonte me rezultatin 0-4 në transfertë ndaj Adës. Fitore e rëndësishme edhe për debutuesit e Murlanit, që mposhtën Internacionalin në transfertë. Detyrën në shtëpi e bëri vetëm Veleçiku ndaj Klosit, teksa dy sfidat Oriku-Bulqiza dhe Shënkolli-Iliria u mbyllën në barazim.Vlen të theksohet fakti se ditën e djeshme u luajt edhe sfida mes Gramshit dhe Luzit 2008 që ngriti siparin e këtij sezoni të ri. Kjo përballje përfundoi në barazim 2-2.ja dhe rrezultatet e këtyre ndeshjeve:
SHËNKOLLI-ILIRIA 2-2
INTERNACIONAL-MURLANI 0-2
ADA-FK ELBASANI 0-4
VELEÇIKU-KLOSI 3-1
ORIKU-BULQIZA 1-1
Përsa i takon ndeshjes veleçiku- Klosi , mund të thuhet se skuadra koplikase në këtë takim tregoj se ka ambicje serioze për tu rikthyer serish në kategorin e parë.Nga tre gola të shenuar nga Veleçiku 2 mbajnë firmen e Arsen Hajdarit, ndersa goli i tretë është shenuar nga Rrustemaj.tekniku Haris Lika pas ndeshjes në prononcim për mediat është shprehur i kënaqur me lojen e lojtarve të tij.Ndaj dhe përseri ka theksuar se synon më të miren me këtë skuader.Ajo që ra në sy gjatë kësaj ndeshje nuk ishte mos interesimi i tifozve Koplikas , të cilët e mbeshtesin skuadren e tyre edhe në kategorinë e dytë, por mungesa , ose e thënë ndryshe mos prania në ndeshjen e parë në fushen sportive të “vllezerve Duli” të titullarve të Bashkisë.
SHËNKOLLI-ILIRIA 2-2
INTERNACIONAL-MURLANI 0-2
ADA-FK ELBASANI 0-4
VELEÇIKU-KLOSI 3-1
ORIKU-BULQIZA 1-1