Koplik, sot një tufë me Lule e munguar apo e harruar ?!

0

Edhe ky 20 Shtator iku si të tjerët  parardhës , duke mos   e vendosur  askush jo vetëm  monumëntin apo lapidarin kushtuar Luftës së Koplikut të vitit 1920 , por as edhe një kuror me lule.Kjo heshtje , ky qëndrim   flet qartazi për mungesën e  vlersimit te  pushtetit vëndor dhe atij  qëndror ndaj ngjarjeve të tilla të lavdishme të  historisë  sonë kombëtare.Perjashto vëndosjen e pak stolave në sheshin kryesor të  qytetit të Koplikut, pikrisht aty ku dikur ishte  monumenti i  Luftëtarit Malësor, që simbolizonte   Luftën heroike të Malësorve , në vitin 1920, një luftë kjo e cila   daton edhe si e para luftë  e drejtuar nga  Shteti Shqiptar, ku aso kohe ishte  ish mbreti Ahmet Zogu, gjithëka tjeter sot që në mëngjes ka filluar si një ditë e zakonshme. Askush as  veterane  , këta  duket  në   vlersim dhe respekt të një fjale të dhënë  kreut të Bashkisë   M.Madhe z, Tonin Marinaj , nuk kanë  vëndosur minimalisht as një tufë me lule   në sheshin ku dikur ngrihej monumenti i Luftëtarit Malësor, që simbolizonte luftën herokike te vitit 1920. Është thënë , është prëmtuar  por   edhe sot që është dita   e percaktuar me vëndim këshilli Bashkie , si ditë  përkujtimi  i kësaj ngjarje nuk u vëndos   asnjë  pllakat përkujtimore, as një tufë me lule…Ndaj  pikrisht  për këtë  heshtje totale të Bashkisë  ka folur edhe   ish kryetari i   organazitaes së Lanç  M.Madhe z, Deli Bishja në një intervistë , të dhënë  ku citon faktin se kjo   ngjarje , jo vetëm që nuk duhret harruar, por duhet   sjell në kujtesë  si  frymëzim për punë të mira  ndaj kombit….Kësisojë duhet ritheksuar fakti  se përsëri qyteti I Koplikut, si kryeqëndër e M.Madhe, e kësaj treve plot lavdi historie  ngjajesh , trimash e trimëreshash, luftëtar  e heroj, artiste  e sportistë të  përmasave kombëtare, por I vetmi qytet që  nuk ka një monument apo memorial , e për më tepër  jo se jo  një  museum Historik- Etnografik  – Kulturor e sportive, çka  do meritonte plotsisht.Por pushtetarët nuk e kanë mëndjen tek vlerat , por tek tendërat…

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.