NUK NDALET KF DEÇIQI, SËRISH FITORE NË DERBIN ME JEZERO NË QYTETIN E PLAVËS

0

Është konsideruar derbi i javes për kategorinë e dytë në futbollin e Malit të zi, ndeshja në mes ekipit kryesues Kf Deçiqi, i cili ishte mysafir në qytetin e Plaves, ku është përballur dhe ka fituar këtë transfertë me ekipin vëndas Jezro. Nga infarmacioni që ne kemi marre nga sekretari i klubit Deçiqi, Ben Hasanaj, i cili e ka shoqeruar që në mbremjen e së shutnës ekipin e Deçit për në qytetin e Plavës mësohet se objektivi i skuadrës për të ruajtur vendin e kryesuesit i shkëputur nga rivali kryesor Jezero, skuadër kjo e qytetit të Plavës. Ndeshja ka filluar me tensionin e dëshires për tia rrëmbyer secila skuadër fitoren njëra tjetrës, ndaj dhe tifozet vendas thuajse gjatë gjithë takimit e kanë ndezur së tepërmi garen edhe në shkallët e stadiumit. Gjithesesi në fushën e lojës ka qënë skuadra mike Deçiqi e cila ka fituar të drejten e një penalltie, të cilen e ka kthyer në gol sulmuesi kryesor i ekipit, njëherazi golashënuesi më i mirë i kategorisë së dytë Ivan Knezheviq. Më pas pak minuta pas shenimit të golit nga Knezheviq, ky i fundit është detyruar te lërë fushen e lojes, duke u zvendësuar nga Ilir Camaj edhe ky një golshenues tipk, i cili ka realizuar golin e dytë për Deçiqin, duke i dhëne kështu fitoren skuadrës, kundrejt shkurtimit të diferencës së golava nga futbollisti vëndas Vuk Mllaçiq. Me këtë fitore djemt e qytetit të Tuzit kane siguruar vazhdimësinë e kryesimit të sigurt të tabelës së klasifikimit me diferencë prej 9 pikve nga rivali Jezero. Ndërkaq vlen të citohet fakti se gazeta Malazese Vjesti në okljon sport, shkruan se ekipi i Deçiqit ka mposhtur rivalen e kalter Jezero, duke u shpallur kampion vjeshte në ligen e dytë.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.