R. e Kosovës
Në vargje poezie rimon
N’mes rrezesh bëhesh shkëndijë
Në degë pemësh fruta lëshon
N’mes zemrave lidh dashuri.
Fytyra jote nur bukurie
Buzëqeshja si refren i këngës
Nën fresk bliri bëhesh hije
Tingull i kristaltë në ninullën e nënës.
PËRPLASJE
Pas dyerve të mbyllura
eci krahëthyer
gjurmëve hijeplotë,
e fuqia e mendimeve
nuk më lë të fle.
Ndërgjegjja më jep zemër
të përplasem
me hijen e erës
e cila luan
lojën e engjëllit
në rrugën e shpresës.
Në çdo frymëmarrje,
gjiganti i brendshëm
gjakut të pastër
i jep fuqi të pakufijshme,
shtigjeve plot jetë,
plot kthjelltësi,
mbush me energji.
NDJENJAT NË PIKTURË
Kur vapa djeg
e dielli përcëllon,
ajo përmbi zenit shkëlqen,
merr dhe fuqi,
bëhet rrezeshpuese,
ndez flakë
atë shpirt plot brishtësi.
Drita e syve zjarr,
rrezedritë i lëshon
fytyrës plot nur,
zjarri e flaka marrin hov,
mbi pëlhurë të bardhë
krijohet një pikturë.
Buzëqeshja derdhet si mjaltë,
e frazat metonimike
s’kanë mbarim,
sa e bukur kjo pikturë,
me shpirtrat prush
e fytyrat plot shkëlqim.
ZEMËRATË
Pse ia merr natës bukurinë e hënës
Gurëve të lumit u marr inat
Pse ia ndalin vrullin gurgullimës së ujit
E me erën zemërohem
Pse i shpërndanë gjethet nga rrënja e drurit
Si emigrimi kur nënës ia largon fëmijët
Dhe, larg, shumë larg shtegtojnë zogjtë
Përtej maleve, andej detrave
Ku edhe dita duket natë
Prandaj, erës-kurbetit u mbaj zemëratë.