“Sulmi” i kësaj lufte nuk ka rëndësi ku fillon , në Jug të vendit apo në Veri , i rëndësishem është fakti , se tashmë ndoshta at që duhet ta bënte realisht shteti , duke i shpallur “luftë” frontale varferisë , po nodh e kunderta . Ndoshta shteti duke mos dashur të pranojnë realitetin , I “shmanget” kesaj “lufte”. Ndaj nuk kishte se si të ndodhte ndryshe , veçse kështu : Kryeministri u premton mësuesve , se rroga e tyre do njohin rritje , ndersa rroga e tij jo . E nëse Kryeministri dhe strukturat e tij qeveritare mendojne se populli është vetem administrata e tij dhe mësuesit , jemi ne gazetaret që i kujtojmë Kryeministrit dhe gjithe qeveritarve e rrogetarve të këtij shteti , se populli është edhe ai që nuk është rrogetar . Kësisoj , nëse luften me varferinë e popullit e kanë lënë në “armpushim” shtetaret , ne gazetaret vazhdojmë pa kompromis nga Jugu në Veri.
ANILA SULA AHMATAJ ….
Në familjen “Baraj” në Kuç të Vlorës .
Sot realizuam me sukses edhe pse moti nuk na favorizoi atë ç’ka nisem dy javë më par!
Ndihmat e para në këtë prag festash për këtë familje,për ti kthyer sado pak buzëqeshjen dhe aromën e fundvitit . Falenderoj ata që më ndihmuan të bëj të mundur këtë mision Fredi Shahaj president i kopshtit “Sfidantët e Vegjël” , Adriatik Lapaj miku im i mirë…(Avokat) , Ergys Llanaj President i “Vila Llanaj” Durrës , Adriatik Gega Zv.President i Shoqatës Kombëtare në Mbështetje të Grupeve Vunerabël , me mbështetje të shkollës”Celi Drita” Lushnjë . Falenderoj të gjitha ato faqe që bënë publik këtë fenomen të familjes “Baraj” si faqen “Vlora” (Marjus Seiti) Faqen “Shqipëria” faqen “Kuçi Ynë” dhe këdo nga miqt e mi që u sensibilizua ne këtë nismë . Dua të them miq , që të sensibilizojme shpirtin dhe zemrën për misione humane është gjëja më e bukur dhe më me vlerë .
NE VERI , JETE TJETER PO “BEN” NAMIN 40 FAMILJE U GEZOHEN DHURATAVE PER VIT TE RI
Vertetë disi e pa besueshme , në një kohë record prej vetem dy muaj jete , Emnisioni Jete Tjeter , tashmë është bërë aq i dashur , aq i besuar dhe natyrisht kaq i forte sa varferia qe kishte hedhur rrënjë në shumë familje të zones M.Madhe , të fillojnë ti “trembet”. Themi kështu se vertetë skuadres sonë të vogel , iu bashkuan miq me zemer të madhe, të cilet i kemi cituar shumë herë , por duhet ti rikujtojme jo se ata e kerkojne këte , por na e kerkon misioni yn . Ndaj edhe një here falenderime per Dy vllezerit Peri , për shoqaten kulturore Ura e Bashkimit , për Kompanine Sela-1 , për Fondacionin “Prek Cali” e rreshti vazhdon gjatë , cka realisht ne tashme kemi kthyer buzeqeshjen mbi 40 Familjeve në këtë prage Vitit të Ri , por nuk do ndalemi , ne do vazhdojme fale skuadres në rritje edhe keto dy apo tre dite … Edhe pas Vitit të Ri për t’ju kthyer në normalitet emisionit Jete Tjeter … Ndaj ju miq ejani me ne , sepse “lufta” me varferine vazhdon …