Një piktore nga qyteti i vogël i Tuzit zbret në” kryeqëndrën”e kulturës Shqiptare Shkodër

0

Nga qyteti i vogël i Tuzit jo radhëherë  kanë  zbritur në  kryeqëndën e kulturës Shqiptare Shkodër, artistë të medhenj. Kështu citojmë, ose e thënë ndryshe sjellim në kujtësë një ëmër të madh qëvinte  që i vogël nga qyteti i vogël për tu rritur  në  qytetin e madh Shqiptar Shkodër. Ismail Lulani nga trualli i cili lindi ai , por edhe  një tjetër malësor i madh si  Gjelosh gjoka, të dy piktor kalibri ndërkombëtar. Sot  vjen një vajzë malësore nga Tuzi dhe  hap ekspozitbn e saj të parë në  Shkodër. Monika Dukaj   sipas  specialistve  duket njëpënel me peshë  mbase në të ardhmën e pikturës Shqiptare.—Artistja e re Monika Dukaj zgjodhi mjediset e galerisë “Oda” në Shkodër për të hapur ekspozitën e saj.Piktorja shprehet se vjen për herë të parë në Shqipëri me punimet e saj në një qytet si Shkodra ku ka kryer studimet e larta dhe ka shumë miq.Në ekspozitën “Spekter” piktorja Dukaj ka vendosur që të sjellë përmes ngjyrave të shumta përditshmërinë e saj.Punimet e piktores Monika Dukaj të shpalosura në paletën shumëngjyrëshe të artistes përmes pikturave e vizatimeve të kësaj autoreje me një të ardhme sollën mesazhe të qarta përshkruar nga peneli dhe lapsi modest, me prurje motivesh nga natyra dhe objekte të së përditëshmes njerëzore, duke i nxjerrë në pah me dritë-hijen dhe larminë shumëngjyrëshe të tyre. Motive që syri i vëzhguesit shpeshherë i anashkalon, por që nënvetëdija i ruan në thellësi të kujtesës për t‘i rishfaqur kur shikuesi has në pikturat dhe vizatimet e piktores së re. Këto punime sjellin gjithashtu copëza jete, kujtimesh e përjetimesh. Natyra të qeta që flasin shumë! Po ashtu spikat një larmi ndjenjash e emocionesh, ndërthurur me formën dhe ngjyrën, dritën e hijen, përcjellë me dëlirësi, thjeshtësi e butësi.Kuratore e Ekspozites është Igbale Kalaja Bushati, ndersa ekspozita do të qëndrojnë e hapur deri më 30 dhjetor 2021.Lidhur me Ekspozitën në fjalë, piktorja Monika Dukaj falenderon komunën e Tuzit për mbështetje.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.