Sot ne “Kuvendin me grate e vajzat mirditore”vjen Flora Skana Beshiraj.

0
Nga: Marjana Suli Brozi
Floren e ftova per kafe,kisha degjuar e lexuar per Floren por nuk e njihja nuk e kisha pare asnjehere.
Ne fakt sapo e takova mu duk se e njoh ka nje jete ,nje grua e thjeshte e bukur e fisme.
Ndersa flisnim e pyeteshim menjehere vura re nje gje qe pak njerez e kane ,nje ze te bute e te shtruar qe te jepte kenaqesine ta degjoje.
Flora per ty kane shkruar disa here e historine tende e ke bere te ditur e mendoj se nje interviste do na qonte ne perseritje te fjaleve te thena, une sot kam deshiren te marr e te percjell disa emocione te tuat si dy mike ne nje bisede te lirshme.
Mesova qe Flora kishte pak kohe qe kishte humbur bashkeshortin dhe kjo reflektohej tek ajo.
Flora une kam nje kuriozitet, ti ke lindur ne 1949 dhe pasi mbaron 7 vjecaren shkelqyer dhe deshira per tu arsimuar eshte e madhe.
Me thuaj nga e merrje gjithe ate. entuziazem?
Me thote natyrshem … une jam nga Oroshi.
Babi im ka mbaruar shkollen e mesme ne Orosh dhe per nje periudhe kohe ka punuar si mesues me me vone si ekonomist.
Babai im ishte i kenaqur me rezultatet e mia e deshironte qe une te vazhdoja studimet.
Ty te pelqente te beheshe ndihmes mjeke?
Me ardhjen e mesues Preng Baloj ne shkollen tone si mesues i gjuhes shqipe dhe me grupin e teatrit qe ai krijoi mua me lindi deshira te behem aktore filmash.
Mua me dukej se kisha edhe talent, me shkollen ne nje konkurs teatri qe u zhvillua ne Rreshen fituam vendin e pare,
kur erdhi momenti per shkolle i thashe babait por prindrit nuk ishin dakort ,sidomos nena ajo donte per mua nje profesion me serioz dhe atehere shkova per mjeksi.
Mjeksine e ke dashur si profesion?
Po po e kam dashuruar e kam bere cdo dite me shume pasion e deshire , me vone vendosa te behem mami dhe bera kurs dhe arrita te behem mami.
Punen e fillova ne zonen ku une banoja dmth mbuloja edhe zonat per rreth.
Qendra ishte ne Reps por me ekipin mjeksor ne vizitonim cdo cep te fshatrave kudo ku kishte nje lindje.
A ishit te mirepritur neper familje?
Po shume te mirepritura sidomos nga nenat e reja ,kishin deshire te mesonin gjera te reja, me degjonin me vemendje, kishin besim,e si une si mjeku nuk kurseheshim as me dijet tona as me sherbimet.
Flora eshte folur shume per bukurine tende, dikush te ka kurorezuar misi i bjeshkeve, dikush mamia legjende Flora e Oroshit.
Per ty sa e rendesishme ishte bukuria?
Bukurine fizike ma ka dhuruar natyra e une asgje skam bere per ta patur, une gjithe jeten jam kujdesur per bukurine shpirterore.
Mbase une isha e bukur ne nje kohe kur bukuria nuk vlersohej si vyrtyt por si nje motiv per tu paragjykuar.
Atehere isha e impenjuar qe puna te fliste me shume se bukuria ime, kerkoja qe cdo jete e ardhur ne duart e mia te ndjehej ne dy duar te sigurta si per nenen ashtu edhe per beben.
Puna u be kryefjala e jetes per shume kohe ne Mirdite.
Mirdita te ka dhene bazat e profesionit?
Po Mirdita ka qene e rendesishme per profesionin tim edhe pse nuk kemi punuar ne kushte te thjeshta, nuk kemi punuar me mjete te mjaftueshme, por kishim per zemer jeten qe do sillte jeten.
Grate me shihnin me admirim, me besonin, me vlersonin shume.
E beson qe akoma ka gra qe me kujtojne.
Flora sot je nene e dy djemve je gjyshe e 4 niper e mbesa, sa e realizuar ndjehesh?
Se pari dua te falenderoj Zotin e prinderit e mi qe me ndihmuan qe ne jete te bej nje profesion nder me te shejtit ate te infermierit,
se dyti falenderoj familjen time te shejte per cdo gje qe ka bere e kam bere per te.
Ndjehem nje grua e mbushur me dashuri, e realizuar, me mikeshate mira e te shtrejtit e mi qe i kam afer me zemer.
Flora u rrite ne Mirdite e ka mbi 40 vjet qe jeton ne Tirane, sa Mirdite ke me vete?
Nje mirditor nga do qe shkon merr me vete krenarine mirditore, merr me te miren qe i dha vendlindja ,, dashurine per bjeshken ,nostalgjine per te shkuaren e shpresen per tu kthyer sa here te jete e mundur.
Marjana shpesh ndersa flas me mirditore sidomos ata qe me kane njohur ne rinine time, deshiroj te me kujtojne per Floren profesioniste, te me kujtojne grate e nenat e tyre per lumturine qe kane ndjere kur ju kam vene ne krah jeten e re.
Nuk dua te keqkuptohem lidhur me bukurine edhe ajo ishte pjese e bukur e imja por bukuria e pa rrethuar me kto bukurite e tjera do ishte nje bukuri e vrare.
Mendoj se bjeshlet kane zbukuruar me madheshtine e tyre ftyren e cdo vajze e gruaje mirditore.
FLORA PER MUA ISHTE NJE KENAQESI E MADHE KJO BISEDE ME TY.
TANI KUPTOJ PSE VAZHDON TE FLITET E TE KUJTOHET AKOMA FLORA SKANA PER BUKURINE FIZIKE E PER ATE SHIRTERORE.
TANI PAS BISEDES ME JU KUPTOVA SE TE JESH PROFESIONALE SE PARI DUHET TE JESH NJEREZORE, DUHET TE JESHE KOMUNIKATIVE.
Flora Beshiraj Skana TE UROJ SHENDET E JETE TE GJATE!

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.