NJË MONUMENT NË BURGUN E ISTOGUT PËR UKSHIN HOTIN

0
Sefer PASHA
Më 16 maj u mbushën 23 vjet nga rrëmbimi dhe zhdukja e politikologut të Kosovës dhe të gjithë Shqipërisë Ukshin Hotit. Është folur shumë për këtë tragjedi. Janë shkruar libra, reportazhe, janë realizuar filma, piktura e skulptura. Në çdo 16 maj në Istog, Rahovec, Krushë e Madhe dhe Prizren mblidhen pelegrinë nga e gjithë Kosova, Shqipëria dhe nga diaspora. Dhe kujtojnë martirin e madh Ukshin Hotin. Nëpër vendet ku ka luftuar vendosin tufa me lule.Ukshin Hoti - Wikipedia
Jam në hyrjen e burgut të Istogut. Era e luleve të pranverës m’i shton emocionet. Por era e luleve nuk më deh. Tjetër gjë më nervozon. Nuk është hera e parë që “përplasem” me muret e ish burgut të Istogut nga ku u rrëmbye misteriozisht i burgosuri politik Ukshin Hoti. Kam qenë brenda në qelinë ku është torturuar fenomeni. I kam puthur muret e ftohta dhe e kam nxjerr kokën në dritaren e qelisë, ku mendjendrituri zgjatej për të thithur pak oksigjen. 15 vjet nëpër burgje nuk ishin pak. Ka kohë që e kam shkruar skenarin e filmit me shumë seri.
Ukshin Hoti në orën 8 të mëngjesit të datës 16 maj 1999, siç e kishin urdhëruar, merr tre qeset e zeza(në një qese kanë qenë studimet filozofike të papublikuara). Nga qelia del në korridor. Atë natë në qelinë e tij nuk ka pasur të burgosur të tjerë. Nëpër korridor e shoqërojnë dy gardianë serbë të panjohur për të burgosurit kosovarë. Gardianët serbë e urojnë serbo – kroatisht. Ukshin Hoti nuk u përgjigjet. Një ditë më parë atë e ka thirrur në zyrë Drejtori i burgut Aleksandar Rakoqeviqi, i cili është gjallë në Beograd. Drejtori i ka komunikuar urdhrin se të nesërmen e datës 16 maj 1999 ai ishte i lirë. Ukshin Hoti nuk ka pranuar që të dalë nga burgu. Kam dhe një ditë që ta mbush të plotë vuajtjen e dënimit ka thënë ai i rebeluar. Debati me Rakoqeviqin ka qenë i ashpër. Përse po më nxirrni nga burgu ditën e diel kur administrata është pushim ka këmbëngulur Ukshin Hoti. Mbi një orë ka vazhduar ky debat. Më në fund Aleksandar Rakoqeviqi i ka thënë se do të nxjerrim forcërisht. Këto skena Ukshin Hoti i sjell nëpër mend duke lëvizur nëpër korridorin e brendshëm të burgut. Pesë metra më tej është porta.Ukshin Hoti Archives - KosovaPress
Në fund të korridorit, djathtas, hapet dera e burgut të Istogut. Të burgosurit nëpër qeli zgjasin kokat dhe bërtasin: – Profesor! Mos dil nga burgu! Edhe të burgosurit serbë çuditen. Të gjitha qelitë gjëmojnë. Nga bombardimet e NATO-s ushtria e Millosheviçit pothuajse është dorëzuar. Frenat e luftës i mbajnë çetnikët e Arkanit. Beogradi është në panik. Kosova pritet të çlirohet me ditë e me orë. Ky lajm qarkullon në të gjithë planetin.
Ukshin Hoti nuk mund të kthehet më në qeli. Nuk e lejojnë gardianët. Papritur del nga porta në dritë. Lulet përpara burgut kanë çelur, por për dreq atë ditë të 16 majit të vitit 1999 qielli i Istogut ka qenë i ngarkuar me re. (Kështu e përshkruajnë ish të burgosurit që mbeten gjallë atë mëngjes kur Ukshin Hoti doli nga burgu). Me të tria qeset në duar Ukshin Hoti e ndjen vetminë. Është fillikat. Askush nuk e pret. Ai nuk ka folur me asnjë familjar. Është kohë lufte dhe Kosova është e boshatisur. Përpara burgut nuk ka as roje. Nuk ka as vizitor për t’u takuar me ata të burgosur që ende e vuajnë dënimin. Askush nuk mund të thotë se çfarë mendon Ukshin Hoti në ato momente ankthi. Nuk bën asnjë lëvizje. Edhe pse është i lirë ai siç thuhet ka qëndruar një orë përpara burgut i tmerruar. Mendja na thotë se në atë orë ka pasur dhe çaste lumturie. (Të burgosurit që nga dritaret tregojnë se Ukshin Hotin e ka zënë ora nëntë përpara portës së burgut). Ukshin Hoti më në fund e pa Kosovën të lirë. I ndiqte lajmet që nga qelia. Tani e tutje nuk kishte rëndësi se cila do të ishte dita e çlirimit të Kosovës. Nuk kishte dyshim. Kosova qe çliruar. Për këtë ditë ai kishte luftuar gjithë jetën.UKSHIN HOTI | UNIONI KOMBETAR SHQIPTAR
Profesor Ukshin Hoti nuk ka syze. Diabeti ia ka dëmtuar shikimin. Trupin e ka të dërrmuar. Vështron përpara godinës së burgut. 100 metra më tutje sheh një makinë të vogël ushtarake, që ai e quan “kerr”. Nuk po merr vesh se çfarë po bëhet. As nuk e di se ku do të shkoj. Befasisht nga Mulliri i Istogut vjen një mjegull ngjyrë ariu. Mjegulla e mbulon. Kaq ishte. E kam matur rrugën që nga porta e burgut deri aty ku ishte “kerri” me dhjetëra herë. Megjithëse nuk ka dëshmitar mendohet se UDB -ja e mori Ukshin Hotin dhe e futi forcërisht në “kerr”. Po ku e shpuri? U bënë 23 vjet që bëhet kjo pyetje. As era e Isogut nuk thotë gjë. Përpara godinës së ish burgut të Istogut bisedoj me bjeshkatarë. Nuk e heqin nga goja Ukshin Hotin. Hamendjet janë fantastike. Nuk e vënë në dyshim se Ukishin Hotin e mbajnë peng serbët. I vij rrotull godinës së vjetër. Trishtimi nuk ka kufij. Janë afruar me tufa me lule dhe dhjetëra qytetarë nga Istogu. Thonë se në Istog do të ngrihet një monument për Ukshin Hotin.
Mbasdite më duhet të nisem për në Rahovec. Do të takohem me Kryetarin e Komunës së Rahovecit, Smajl Latifin. Po mbledh material për të shkruar “Enciklopedinë” e të zhdukurve të Krushës së Madhe më 26 mars 1999. Ajo ditë nuk do të harrohet kurrë. Në bllokun e parë që ka ngjyrën e bjeshkës së Istogut kam shënuar:
“Terrori filloi në orën 14. Në të dy Krushat dhe në Celinë u rrëmbyen, u vranë dhe u zhdukën rreth 70 për qind e meshkujve nga mosha 9 vjeç deri në moshën 77 vjeçare. 220 gra kanë mbetur të veja dhe 240 fëmijë bonjakë. Në Brestoc u vranë mbi 30 burra. Në Hoxhë të Vogël mbi 40. Në Celinë rreth 115. Në Krushën e Madhe mbi 200. Në Korenie 352 e të tjerë. Tregojnë se po atë ditën e masakrës së madhe ushtarët, milicët dhe udbashët kanë shkuar në fabrikën e verës në Rahovec. Kanë pirë. Janë dehur dhe këndonin këngët e Leba Brenës. Kanë bërë seks me dhunë me vajza e nuse kosovare të rrëmbyera. Shumë familje e fise janë shuar në Drenicën e Pashës. Pjesa më e madhe janë evidentuar. Por gjithashtu ka dhe mijëra të zhdukur. Këta të fundit janë pagjumësia e Kosovës. Dikur motit me zbuluesit kam mbaruar punë gardhiqeve dhe oazeve të Drinit. Një bari kosovar më dha një libër të zverdhur të poetit Ali Podrimja. Në një rrëzë bredhi mora nga libri katër vargje të Podrimes: – /Në Kosovë/ Vetëm vdekja/ Nuk vonon/. Qe besa ato vargje kurrë nuk i harrova. I kujtova sot kur po përkujtojmë 23 vjetorin e zhdukjes së Ukshin Hotit. Më qetësojnë istogasit. Ata në biseda e përdorin proverbin: “Mortin ta vrafsha Kosovë!”. Në asht të shpirtit u duket shqetësimi që ka ngjallur lufta mizore në Ukrainë. Burrat qyrrama i herrin dhe i urrejnë dikund e gjithkund me pasthirrma. Lufta në Ukrainë u kujton në log varret dhe muranat nëpër Kosovë. Në çdo kërthizë guri ka kahdo varre dhe nishana. Në zall të Drinit cof vdekja. Tokën shtrat e jastëk guri, thotë balada. Gjamat i mbysnin valët e lumit. Krushasit edhe kur fërfëllazë era dalin në dritare dhe presin me ankth se mos fati qet të zhdukurit si në këngën e Pal Golemit: -Duall e bukura në derë.22 vjet nga zhdukja e Ukshin Hotit - Sinjali
I dëgjoj tregimet e Istogasve dhe nga mendja nuk më shqiten krimet e serbëve. Milicët dhe udbashët rrëmbyen me forcë shumë banorë të Krushës dhe të Celinës më 26 mars të vitit 1999. I lidhën me zinxhirë dhe i hipën në një kamion të mbuluar. Pastaj mbërritën në bregun e Drinit të Bardhë dhe kamionin me civilë të pafajshëm e hodhën në valët e egra të lumit. Duket e pabesueshme, por kështu ka ndodhur. Miqtë e mi krushas më kanë treguar vendin ku përbindshat e milicisë së Rahovecit e shtytën kamionin me njerëz në valët e egra të Drinit të Bardhë. Aty ka qenë Fabrika e Unimotit. Lumi sillte nga malet dhe bjeshkët e Istogut dallgë të mëdha me copëra akulli. Çfarë nuk më kanë thënë për këtë krim makabër banorët në të dy anët e Drinit. Kanë parë fëmijë që i nxirrte vala e lumit mbi copërat e akullit. Të thënat dhe gojëdhënat të ngjethin. Ka qenë një mëngjes apokalipsi. Gjithsesi ka shumë enigmë e mister në këtë tragjedi të pashembullt. I kam fiksuar ato në blloqe e CD. Misteri më i madh është i emrave të njerëzve që kanë qenë në kamion, të cilin çetnikët e rrokullisën në Drinin e Bardhë. Asgjë nuk është e saktë. Kjo ndodh se po atë ditë milicët dhe udbashët gjithashtu kanë ngarkuar dhe kamionë të tjerë me njerëz dhe mallra të grabitura dhe i kanë përcjellë për në Serbi. Frigoriferët me njerëz të vrarë kanë përfunduar deri në lumin e Danubit.Ukshin Hoti me gruan Edi Shukriu | Fictional characters, Character, Art
Blloku është i ngjeshur me fakte që do t’i përfshij në “Enciklopedi”. Në qendër do të jetë filozofi i zhdukur Ukshin Hoti. Një dëshmitar nga Celina që e ka parë skenën në Drinin e Bardhë më ka treguar se në momentet që kamionin e mbushur me krushas serbët e hodhën në dallgët e egra i vunë dhe zjarrin. Nuk dihet se me çfarë e spërkatën milicët dhe udbashët. Dëshmitari thotë gjithashtu se pasi kamioni u fundos në Drinin e Bardhë mbi ujë vazhdonte të delte një flakë ngjyrë limoni. Malësorët e Piranit, të Krushës së Vogël, të Krushës së Madhe, të Celinës dhe të Xërxës kërkojnë që të nxirret me çdo çmim nga burgu komandanti i luftës së UÇK -së Hashim Thaçi. Na duhet, thonë istogasit. Milloshevçi hodhi thërmia nga armët e shfarosjes në masë të njerëzve gjatë luftës në Kosovë. Sot në Kosovë lindin fëmijë leuçemikë e të gjymtuar. Ka fusha dhe ara në male që as nuk mbillen dhe as korren. E njëjta gjë ndodh dhe në Istog.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.