Nga Ndue Dedaj

Pronari i tufës, kishte qenë për dhjetë vite bari i kooperativës dhe kur iu dha mundësia, pas 90-s, ngriti tufën e tij familjare, simbas traditës së banorëve të këtyre anëve, që kanë qenë dalluar për tufa të mëdha. Ne nuk kemi qenë te tufa e “Përgjonit”, por presim të shkojmë në shtator, duke ftuar dhe miq të mediave që ta vizitojnë këtë tufë, pasi kanë shumë për të parë, përfshi dhe mjelësit e vegjël, që ashtu si të mëdhenjtë njohin çdo kec e dhi, një zakon i lashtë i barinjve.
Këta fëmijë nesër mund të jenë mjekë veterinerë, sipërmarrës e menaxhues të blegtorisë dhe prodhimit blegtoral, siç mund të jenë dhe në profesione të tjera, por sot e rëndësishme është se ata punojnë. Mësohen që të vegjël me punën, natyrën, jetën e gjallë përtej asaj virtuale. Ky është një mësim i madh për bashkëmoshatarët e tyre dhe ata më të rritur, për shoqërinë shqiptare në tërësi.
Kaq kësaj here, kur të vemi mes tyre do të shkruajmë më gjatë, duke shpresuar se atje nalt nuk do të ngjitën vetëm reporterët dhe kamerat televizive, po dhe zyrtarët e shtetit, veçanërisht agjensitë që merren me zhvillimin e zonave malore.
(Të dhënat nga biseda me Gjergj Përgjonin).