Prele Milani
Së pari si studiues se dyti si nip Kelmendi vazhdimisht kam qenë i interesuar të di sa më gjerësisht rreth rrethanave dhe zhvillimin të ashtuquajturës Kryengritja e Kelmendit e vitit 1945 dhe të Prek Calit si figurë emblematike e kësaj treve .
As dje në diktaturë as sot pas vdekjes se saj vërej me trishtim se nuk është thëne e vërteta siç e panë malet tona dëshmitare. Kur politika ndërhyn per “ndriçuar historinë” kemi të bëjmë me teatër sureal. Si mitoman që jemi na pëlqen më tepër folklori se historia, më shumë thashetheme se vërteta së cilës i druhemi.Së pari jam i gatshëm të debatoj me këdo se ajo ngjarje fatkeqe nuk ishte Kryengritje, por shumë shumë një rezistencë spontane e çastit antikomuniste, pa kurrfarë ideje, programi, objektivi, strategjie, as udhëheqësie Së dyti Prekë Cali as nuk e miratoj as nuk e filloi sfidën në fjalë, se as nuk ka qenë fare i pranishëm aty, madje dihet publikisht në Kelmend se ku ishte dhe ku strehohej. Per rrjedhojë Prekë Cali nuk ishte organizatori i kësaj tragjedie nder shqiptare. Hafijet ju shpifën Prekës duke ja deleguar të atributet e fillimit dhe të udhëheqjes së kësaj aventure. Kaq u deshtë që mbrojtësi më i thekshëm i kufirit tonë VP të Shqipërisë të merrte plumbin ballit. Kjo fabul e një spiunin nga Vermoshi që ka emër dhe mbiemër por askush nuk thotë në shkrime. Kjo fabul e ndyrë diktaturës dje i interesonte të per justifikuar terrorin e madh që shpërtheu për shpagimin e dhjetëra e dhjetave ushtarëve te vrare te Ura e Tamares. Politikës së djathtë sot kjo fabul i intereson përsëri per ta përdorur si kapital elektoral duke e paraqitur ketë ngjarje si një Kryengritje epokale të ngjashme si ajo kundër Vuçi Pashës apo Kral Nukollës. Prekë Cali ka mjaft merita te shquara të ka hershme por edhe dritë dijet e veta gjatë okupimit fashist prandaj sos mos shpifni me ndaj tij. Per një shpije inatçare hakmarrëse i shkoj jeta, ndaj sot duke u bazuar po te ajo shpifje kërkojmë t’i ngremë një lapidarë te rreme. Prekë Cali është monoment i gjallë historie per ato që ka bërë jo per ato që nuk pati faj dhe ra viktimë.