NËNË SABRIJA E CILA  KA NJË VULË TË RËNDËSISHME NË PASHAPORTEN E SAJ PËR TË NUK VLËNË VULA E ASNJË SHTETI TJETËR

0

 

Kjo shtepi e vogël , por më ëmër  të madh  këtu në  qytetin e Koplikut, është një muzeum I gjallë  I fllimeve  të hershme të jetës qytetare  në koplik. Natyrisht pa dashur  të flasim për historinë   e  djeshme, por më së shumti për tu ndalur  tek një fakt , tashme realitet I kohës, duhet te  sjellim    në ndermëndje pak edhe të kaluarën . Fisi I Filajve   mbahet mënd nga  të gjithë  banorët për traditën e hershme tregtare   , por edhe fetare. Nderkaq sot  serish kjo shtepi e vogel , ruanë kujtime të  bukura jete  fa miljare, të një familje te fisshme , plot   bujari e  besnikri.Por ja që jeta  është interesante , më të veshtirat dhe të bukurat e saja. Nënë Sabrija mbi 84 vjeçe, edhe pse ka qëne  dy hërë në token ënderrimtare për kedo  duket  e çuditshme , pra në Amerik , atje ku ka femijët e saj, tashme e ka ndarë mëndjën nuk do shkojnë kurr më Atje.

Për këdo që nuk e di të  vertetën duket disi  e çuditshme. Përse? Si ka mundësi   një njëri që I ka të gjitha mundësit të jetojne pranë femijve te vet, dhe ku në Amerikë, ka   vëndosur    të jetojne  këtu në  qytetin e saj të dashur Koplikun?!Sabria tregon: Pasi shkova dy herë në  Amerikë, femijet më krijuanë mundësinë  të shkojë edhe në amerikën time shpirtëtore  , në Qabe. Atje lum kush shkon! Un I dhash besën Zotit. Pashaporta ime   nuk do ketë vulë tjetër , vëçse  kësaj.Kjo nënë besimtare  në Allah, tashmë ndihet  mirë  këtu edhe pse pasurinë e shpirtit , fëmijët e saj I ka në Amerikë.- Teksa po qendroja ato ditë në Amerike , takova atje shume shokë e shoqe Malësor e  Koplikas, një grua e moshuar prej Hotit , qante nga malli që e kishte marre edhe për guret e Hotit, tregon Sabrija.

Dhe 84 vjeçarja  Sabrie Fili, falë dhe shendetit, jo vëtëm që ndihet mirë dhe pa asnjë frikë që jeton    vetëm në shtepinë e moçme, por dhe kujdesi  për  kopshtin  është gjithnjë ai pasioni I rinisë së saj. Veçmas mbjelljes se   perimeve, kujdesi per lulët është I jashtëzakonshëm. Lulët I ngjajnë më  fëmijët , edhe këto duanë të njëjtën perkujdesje dhe ledhatim, që të mos mungojnë aroma e tyre.. A,h edhe ky fiku  është kujtim I bukur. Sa herë që   piqet  ky fik,  Nënë Sabrija  I vjelë  , I vëndosë në  pijatën e tyre … dhe aty pretë  që si dikur kur ishin të  vegjel  femijet të mblidhen  në sofrën  familjare  dhe  të  hanë pas  buke  nga njwë kokerr fiku  nga duartë e nënës.Kjo sështë pra nënë Sabrija  e cila I ka dhënë besen Zotit , dhe tashmë  jeton  këtu në  shtëpinë e moçme të Filajve!

 

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.