Pepara se Malësia e Madhe të organizohej vetëm në një Bashki , (në vitin 2015) (Bashkia Malësia e Madhe) , ish Bashkia Koplik me kryetar të ndjerin Perlat Ramçaj dhe në vijim me kryetar z. Ramadan Likaj (2007-2015) , daten 20 shtator filluan ta kthejnë në traditë për perkujtimin e nderimin e Luftës së Koplikut 1920. Në vijim të kesaj tradite perkujtimi e nderimi me daten 05 tetor 2009 Bashkia Koplik pati organizuar edhe një simpozium disi “modest” , por shumë domethënës. Kumtesat dhe referencat e ketij simpoziumi u botuan në një libër të veçant me sponsor Keshillin e Bashkisë dhe ish kryetarin e Bashkisë Koplik z.Ramadan Likaj. Me daten 20 shtator 2010 u bë promovimi i librit , duke u organizuar një koncert artistik dhe një panair me produktet e fermerëve vendas e tjerë , në bregun e liqenit të ,“Shkodrës” (nën lagjen Culaj të Koplikut). Nga ajo ditë Lufta e Koplikut u mendua se do të vijohej të perkujtohej zyrtarisht (të pakten lokalisht) çdo vit me 20 shtator , si një ndër luftrat heroike të Malësorve , shkodranëve e më gjërë në mbrojtje të trojeve shqiptare nga shovenet serbo-malazez , në atë kohë të “kolektivizuar” nën emrin e mbreterisë (ish) jugosllave , por ja që nuk ndodhi kështu , pasi me ardhjen në qeveri e pushtet të partisë socialiste nga viti 2013 e vijim , perkujtimi i Luftës së Koplikut u harrua…Perse??. Pergjigjen e kesaj pyetje do të perpiqem ta jap shkurtimisht pak më poshtë , pasi të them pakë fjalë per ketë luftë heroike të shqiptarëve në mbrojtje të trojeve të tyre nga shovenët serbo-malazez..
Lufta e Koplikut
Lufta e Koplikut , e ka fillimin me 27 korrik 1920 dhe perfundimin me 14 shkurt 1921. Kjo luftë ishte vijim i traditave të luftrave të Shqiptarëve Malësorë , Shkodranë , Dukagjinas , e më gjërë , në mbrojtje të trojeve të tyre nga lakmit e pushtuesve shoven sllavë serbo-malazez. Lufta e Koplikut ndonse ka “mbiemrin” e Koplikut , (pasi ketu ishte i vendosur shtabi i kësaj lufte) , ishte lufta mbrojtëse e drejtuar nga një qeveri mbarkombetare shqiptare , siç ishte ajo e daluar nga kongresi i Lushnjes (janar) 1920 , pas 441 vitesh (pra pas vitit 1479 kur pushtuesi turko-osman do të pushtonte Shkodren dhe Shqiperinë “skenderbegëjane”). Nga qeveria shqiptare e kongresit të Lushnjes do të vinte Ahmet Zogu , në atë kohë minister i Brendëshëm i kësaj qeverie. Mbasi unë kam shkruar e folur disa herë per ketë luftë mbrojtëse , duke perfshirë edhe librin me kumtesa e referate (ku unë kam një ndër kumtesat kryesore) , po kujtoj se data 20 shtator (1920) ka qenë percaktuar si datë e perkujtimit e nderimit të Luftës së Koplikut ,pasi perveç dhjetra betejave të trimave shqiptar , ku dhanë jetën si me le edhe dhjetra dëshmorë malësor , shkodranë e tjerë , kjo datë simbolizon një betej heroike të trimit atdhetar nga Hoti Zef Prel Martini. Kjo betejë është zhvilluar në Koplik në lagjen Llazan ku trimi Zef Prel Martini luftoi heroikisht (edhe pse i plagosur) perballë një ushtrie të tërë serbo-malazeze ,duke e larë vehten disa here dhe duke e “bërë” shtepinë e thjeshtë të Lush Pep Smakajt ti ngjajnë Kulles famemadhe të “Oso Barotit “ në Vraninë… Deshmori Zef Prel Martini u “kap” tradhetisht nga një major shqiptar (nga Kastrati) i cili i kishte thenë të dorzohej në besë të tij se do ta falnin e çonin per mjekim në (heqim) në Potgoricë . Por nuk ndodhi keshtu se majori ishte i “zënë “ rob (shpirterisht) per vehte nga qeveria e Kral Nikolles të Malit Zi. Ndaj trimin Zef Prel Martini ,ushtaret malazez tentojnë ta bëjnë të puthë flamurin malazez , të cilin trimi Zef Prel Martini e pështynë me neveri , ndersa malazezë e pushkatojnë në Badër të Mehajve , afersisht aty ku ka pasur para vitit 1991 vorrin , e sot memorialin e harruar… Per hirë të vertetes duhet thënë se ndonse shteti komunist e kishte lënë disi në hije Luftën e Koplikut , në vitet shatëdhjetë (të shek.XX) , në ish lulishten e qytetit në qender të qender të Koplikut kishte ndertuar një memorial mjaft imopzant e domethënës , ku në qender të memorialit kishte të kompozuar një malësor tipik të veshur me rrobat kombëtare (xhakçir e xhamadan..) , i cili në doren e djathtë mbante pushken lartë , ndersa në brez kishte të ngjeshur rrypin e fishekëve dhe revolen. Siper në memorial ishte kompozuar edhe shqiponja dykrenore pa yll , si dhe në mbajtësen e memorialit ishte shenuar me shkronja kapitale “Lufta e Koplikut 1920”. Në kuadrin e “rilindjes” të qytetit Koplik (2017) , lulishta kthehet në “rrasishta” (shtrohet në rrasa guri) dhe memoriali pasi hiqet (dhe i demtohet tyta e pushkës) , hillet (shtrirë) në oborrin e drejtorisë së nd.Pyjore në Koplik , ku edhe qendron ende në ketë 98 vjetor të kësaj lufte heroike.. Sigurisht në pritje të rikonstruksionit dhe vendosjes të ketij memoriali në një vend impozant që i takon… Harresa e perkujtimit e nderimit të tash sa viteve të kësaj lufte 198 ditëshe , ku dhanë jeten edhe dhjetra dëshmorë të trojeve tona , si dhe perkujtimi e festimi me madhështi i një lufte tjeter disa orëshe dhe vetem me një deshmor malësor , na bënë të mendojmë disi “politikisht” (edhe pse nuk duam ta politizojmë). Lufta e Koplikut ka qenë luftë nacionalistësh , kunder shovenëve sllavë (serbo-malazez) , ndersa lufta antifashiste disa orëshe e pervetsuar nga ish komunistët. E themi e pervetsuar , pasi edhe ajo ka qenë luftë me dominancë të madhe nacionalistësh e me peshë të paperfillshme nga komunistët e paktë në Malësinë e asaj kohe.
Në perkujtim e nderim të dëshmorve të Luftës Koplikut:
Me ketë “rast” nuk po mundem pa kujtuar emrat e atyre deshmorëve ,(që kam mundur t’i siguroi) të luftës heroike të Koplikut. Emra që prej 98 vitesh janë të skalitur në panteonin e lavdishëm të Adheut tonë , ndersa trupat apo eshtrat e tyre të mbuluar me dheun e tokes nanë per të cilën u flijuan , janë “gurët” e themeleve të lirisë e pavarësisë së asaj Shqiperi që kemi sot…
DESHMORË NGA HOTI (Nga të dy anet kufirite 1913) :
Lucë Nishi
Zef Prel Martini
Zef Dedë Luli
Zef Mark Gila
Lukë Nikë Pllumi
Prekë Dashi
Dedë Prek Ujka
Kolë Nikë Luli
Gjon Nikë Gjergji
Prel Nikë Pretashi
Gjon Vatë Marashi
Prekë Dush Nika
Gjon Lulashi
Kolë Dushi
Zef Gjokë Mali
Mark Dedë Gjoni
Lucë Lekë Gjeloshi
Lash Ujkë Luli
Kolë Nikë Gjeloshi
Lekë Keqi
Pjeter Kolë Ujka
Milan Mustafa
Zef Prela
Mark Deda
Zef Pretosh Varfi
Gjekë Kola
Gjon Mark Bori
DESHMORE NGA KASTRATI
Ndrekë Kaçeli (Jeran)
Gjeto Dedë Marku (Vukpalaj)
Lekë Pjetri “
Nikë Lucë Mujaj “
Mark Hys Kalaj “
Zef Nikë Lumaj (Mokset )
Marash Vatë Lumaj (Goraj )
Nishë Ulaj “
Nikollë Dedë Lulashi “
Prelë Marash Vuksanaj “
Voc Keqi (Kastrat )
Nikollë Voc Keqi “
Lulash Voc Keqi “
Nikë Tomë Nrakaj “
DESHMORË TË TJER NGA MALESIA DHE SHKODRA..
Oso Ujkë Osja – Reç
Selman Bajram Ramçaj – Gruemirë-Çesma
Gjeto Brahim Elezi – Vorfë
Islam Hajdar Korobeci – Lina-Leporosh
Oso Meta – Rjoll
Mustaf Alivoda – Shkoder
Ali Rexhep Spahia – Shkoder
Can Osmani – (Ura e Shtrenjt) Postribë
Zeqir Beqja – Postribë
Vatë Sokoli (Pecaj) – Shalë .
Ketyre deshmorëve , por edhe të tjerve të kësaj lufte , që unë nuk kam mundur t’u mësoi emrat , u “them” qofshi të perkujtuar e nderuar në perjetsi , apo aq sa të ketë mbi këtë botë Shqiperi e shqiptari… Ndersa pushtetarët (e çdo ngjyre) që harrojnë këtë luftë dhe dëshmorët e saj mendova t’i “pershëndes” me vargjet saterike të patriotit pendë-art të kombit shqiptar at Gjergj Fishtës , i cili edhe pse keto vargje (te satira gomari i babatasit) i shkruante 95 vite më parë (1923) , tingëllojnë më aktuale se kurr…
…Ani pra shqiptarët e sodit ,
S’çajnë fort kryet per punë t’Kastriotit ,
As për njatë trimninë e t’parit ,
Ke janë dhanë mbas rrogash arit…
Nejse rrogat e perfitimet e tjera shumë më të medha i “gëzofshin” se ju a ka ba “zoti”-partia nafakë, por mos të harrojnë historinë e luftrave , gjakun e dëshmorët që na ruajten këtë Shqiperi e shqiptari që kemi sot , e ma mirë e ma etnike do ta kemi mot…
Nga: Ndue BACAJ