PROMOVOHET NË TIRANË LIBRI “U ZGJUA SHPIRTI” I POETES REGJINA STERKAJ
“U zgjua shpirti”, dhe na bashkoj të gjithëve nga Shkodra, nga jugu, në Tirane. Është ky zgjim i shpirtit të poetes shkodrane Regjina Sterkaj ( Rrekoni), çka bëri që ne nje grup poetesh, por edhe miqesh të poetes te ishim ne promovimin e librit me poiezi “U zgjua shpirti”. Shoqata kulturore artistike “Jehona Shqiptare” me presidente Mira Kornace ka bërë vertetë ketë mrekulli artistike. Mbreteresha e artit shqiptar Margarita Xhepa si gjithnjë mike e poeteve, jo vetem që nuk ka munguar në këtë promnovim libri me poezi, por interpertimi i disa poezive prej saj kanë bërë që këto poezi të marrin vertetë peshen dhe vemendjen e merituar nga të gjithë. Nderkohe që mjaft poete nga Shkodra si Farida Ramadani, apo edhe Dava Gjoka e të tjerë kanë vlersuar peshen artistike te poezive te poetes Regjina Sterkaj. Mjaft impersionante kanë qënë edhe pershendetjet muzikore, sit të grupit të valleve te Tiranes, dhe veçanerisht kenga e kënduar nga talenti, yll në ngjitje Klevis Hysko, i cili edhe në një intervistë të dhënë enkas per “Revisten Fjala” është shprehur se ndihet mirë, teksa nuk i është larguar per asnje moment kengës popullore, duke interpertuar veçanarisht këngë patriotike të të gjitha trevave Shqiptare. Kësisoj poetja Regjina Sterkaj tregoj edhe një herë se ështe jo thjeshtë një poete, por edhe nje sherbetore e mirë e çeshtjes kombetare, ku në një promovim i bashkon të gjithe veri- juge, Kosove- Çameri.