Ish-portieri i njohur, Fredi Mërkuri ndërroi jetë ditën e sotme gjatë një ndeshje miqësore mes lojtarëve të viteve ‘80-90, sfidë dhe një skuadre veterante nga Greqia.
Mërkuri ra në tokë në 5 minutat e fundit të ndeshjes së organizuar nga Butrinti, pasi dyshohet se pësoi atak kardiak.
Faqja e KS Butrinti Sarandë ka publikuar pamjet kur ish-futbollisti rrëzohet në tokë dhe lojtarët dhe mjekët tentojnë t’i japin ndihmën e parë.Ai do mbahet mend për kontributin e dhënë për klubin e Butrintit