Poezia mlodhi ne Rahovec shkrimtarë te rajonit
“Më lërë të të thërras,me një emër të lashtë,
sa vetë krijesa jote mbi koren e saj të zjarrtë,
të të quaj ty nënë, mallëngjim, dashurie paqtë,
Perëndeshë,heroinë, më thuaj, me cilin emër të të thërras…”.
(Nga perpmbledhja“Perla poetike/Poetski biseri)
Shoqata rajonale e Shkrimtatëve TUETA në bashkëorganzim më Drejtorinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Komunës së Rahovecit filluan aktivitetet e Manifestimit Letrar Trekufitar “Muzat e Alpeve” me promovimin e përmbledhjes poetike të poeteve shqiptare dhe malazeze “Perla poetike/Poetski biseri”. Paraprakisht, Afrim Dina, drejtor për Kulturë, Rini dhe Sport në këtë komunë përcolli tek të pranishmit mirëseardhjen e komunës së Rahovecit dhe të kryetarit Smajl Latifi, sepse “të vetdishëm peshës së këtij manfiestimi me shkrimtarë eminentë të rajonit, komuna e Rahovecit si një komunë me traditë kulturore, është e privilegjuar të jetë qytetit I 23-të nikoqir i këtij manifestimi”.
Drejtori Dina: “Të privilegjuar të jemi qytet nikoqir i karvanit të shkrimtarëve “Muzat e Alpeve”
Shkrimtarja dhe gazetarja Ajetë Beqiraj, kryetare e Shoqatës Rajonale të Skkrimtarëve “TEUTA” tha në fjalën e saj se:”Teuta” është e krenare që përgjatë 10 viteve realizoi aktivitete kulturore në mbi 20 qytete të Kosovës, Malit të Zi dhe Shqipërisë duke kurorëruar me Cmimin për Vepër Jetësore “TEUTA”, 9 leuareatë të denjë të letërsisë shqipe dhe malazeze,si: Jevrem Bërkoviq, Dritëro Agolli, Ramiz Kelmendi, Mirash Martinoviq, Moikom Zeqo, Nazmi Rrahmani, Zuvdija Hoxhiq Berisha, Xhavhir Spahiu Rexhep Qosja dhe nesër,tek poeti i shpirtit të thellë dhe I penës së mprehtë, Zija Çela”, për të shtuar se “TEUTA” po lë gjurmën e saj edhe në historinë e letërsisë shqipe dhe malazeze me librave të saj, 6 prej të cilëve janë botuar vetëm vetëm brënda tri viteve. “Ndërsa, me përmbledhjen “Perla poetike/Poetski biseri”të poeteve shqiptare dhe malazeze, poetet shqiptare dhe malazeze po flasin në gjuhën e njëra tjetrës, dashamirëve të poezisë po iu ofrohet rasti që të njihen me vlerat e poezisë së poeteve tona, ndërsa “TEUTA” e privilegjuar që vargjet e tilla I bëri të flasin në një gjuhë më shumë”-tha Beqiraj.
Islamaj: “ Poezia e poeteve shqiptare dhe malazeze një gërshet i vecantë”
Për redaktoren e librit “Perla poetike” prof. Dr. Shefkije Islamaj, kjo përmbeldhje poetike është një gërshet I veçantë sepse “pasuria përmbajtësore-tematike dhe motivore e këtyre poezive zbulon pasurinë e botës femërore që nuk përmbahet vetëm në përjetimet personale, intime, por edhe në përvojën e përgjithshme njerëzore, në përvojën e pasur e të larmishme të njeriut e të botëkuptimit të tij ndaj botës.Në këtë larmi ndjenjash e përvojash qëndron vlera dhe bukuria e këtyre zërave poetikë. Ndërsa, përmbledhja “Perla poetike/Poetski biseri” si një gërshet i veçantë poetik, dëshmon se edhe gjuhët e vogla derdhen në shtratin e gjerë të gjuhës së universit, në të cilin përmes gjuhës poetike përfshihen të gjitha gjuhët me gurrën e tyre amtare”. Përderisa, akademikët Zuvdija Hoxhiq Berisha dhe Mirash Martinoviq në kritkën e tyrë vlerësojnë poetet shqiptare dhe malazeze si “bijat e pavdekshme te Minervës”, ndërsa librin “Perla poetike/Poetski biseri” si një gjetje të rëndësishme. “ Para së gjithash se ky lloj libri shfaqet për herë të parë, gjë që është një ngjarjedomethënëse si në letërsinëmalazeze dhe shqipe ose anasjelltas. Sidomos, kur bëhetfjalë për depërtimet e vërteta, dhe ky është i tillë – një depërtim i vërtetë: i dashurisë, jetës dhe mirëkuptimit.Edhe pse është shkruar në brendësi dhe në kufijtë e tri vendeve, libri “Perla poetike/Poetski biseri” i lëviz kufijtë dhe hap horizonte të reja në poezi dhe në njerëz”-thonë aka.Hoxhiq Berisha dhe Martinoviq.
Boris Kastel: “Zëri i shkrimtarëve shqiptar dhe malazez një mural lirie”
Shkrimtari malazez Boris Jovanoviq Kastel, autor I rreth 30 lirbave me poezi dhe ese, I deokoruar me çmime te ndryshme, i përkthyer në dhjetëra gjuhë dhe I vlerësuar si një poet unik i ndjeshmërisë mesdhetare që pasuron botën, tha ndër të tjera se: “Zëri i shkrimtarëve shqiptar dhe malazez është një mural lirie, dinjiteti dhe miqsie dhe unë jam I lumtur që poezia ime mesdhetare nëpërmjet këtij manifestimit tradicional prezanton në këtë errësirë, një flakë e cila ndricon në daljen nga labirinthi I vetëkënaqësisë ballkanike. Ndërsa, falenderoj “TEUTËN” e cila me botimin e përmbledhjes poetike të poeteve shqiptare dhe malzeze “Perla poetike/Poetski biseri”, prezanton tingullin e borive tona në këto kohë të liga ku po vdes gjithnjë e me shumë zëri I miqsisë”.
Xhevat Limani solli në Rahivec frymën e Skenderbeut “Muzat e Alpeve 2022” nw Rahovec
Përderisa, artisti I shquar Xhevat Limani, nga të mbi 100 rolet e realizuara pëgjatë tri dekadave të përvojës artistike të cilat e ngritën ndër emrat prijëtarë të plejadës së yjeve të artit skenik shqiptar, erdhi me një monolog nga poema dramatike “Gjergj Kastrioti Skenderbeu”, e cila është kurora e Teatrit Shqiptar në Amerikë e prezantuar në rreth 80 teatrove rajonale, evropiane si dhe të SHBA-së., duke përcjell edhe në Rahovec frymën e heroit kombtar shqiptar Gjergj Kastrioti Skenderbeu. Në kuadër të aktivitetit u shfaq edhe dokumetnari “10 vjet “TEUTA”.Poetët e pranishëm pasuuan programin me poezitë e tyre. Karvani I shkrimtarëve “Muzat e Alpeve” mbylli aktivitetin e ditës së parë në Rahovec me vizitë trashëgimisë kulturore. Ndërsa, mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës, Komuna e Rahovecit dhe Komuna e Decanit, dita e dytë e Manfiestimit Letrar Trekufitar “Muzat e Alpeve” do të vazhdojë në bibliotekën e qytetit në Podgoricë, me promovimin e përmbledhjes “Perla Poetike/Poetski biseri” dhe të romanit “Sat Zooparka(Ora e zooparkut) të shkrimtarit Zija Çela, të cilit do t’i ndahet edhe Çmimi për Vepër Jetësore “TEUTA”, po në kryeqytetin e Malit te Zi, në Podgoricë.