Një ditë e veçantë në shkollen artistike “Prenk Jakova “ në shkoder. Mbase për herë të parë vijnë nga kryeqyteti, pikërisht nga akademia e arteve, klasa e fagotit, më në krye petagogun e tyre Erges Malaj. Ka qënë një ftesë e cila ka marrë pergjigjen positive, ftësë e cila ka mbërritur në kryeqytet nga petagogu i Fagotit në shkollen artistike “Prenk Jakova” Shkoder z, Prëkë Mrishaj. Kështu per rreth një orë ë gjysëm klasa e fagotit e akademisë së arteve në kryeqytet, ka performuar para një audience profesionale në shkollen artistike të Shkodres. Pjeset muzikore të interpretuara mjeshterisht nga kjo klasë, por edhe nga nxënes të klases së fagotit në shkollen artistike Shkoder, ishin realisht një performim relaksues për të gjithë, ndërsa për artistet edhe një pervojë më shumë. Pas perfundimit të këtij koncerti kanë dhëne mendimet e tyrë për mediat. Petagogu i Fagotit në shkollen artistike Shkoder Prekë Mrishaj dhe petagogu i klasës së fagotit në akademinë e arteve Orges Malaj , të cilet vëçmas të tjerave theksuan se kjo ditë është e vëçantë per të gjithë. Nderkaq para se artistet te zbresin nga skena, po në skenë është ngjitur drejtori i Shkollës artistike “Prënk Jakova” zoti Anton Kaftalli, i cili me nota humori, por edhe më autoritetin e drejtuesit të instucionit, i ka bërë një suprizë të bukur patagogut te fagotit në shkollen e tij z.Prëk Mrishaj. Këtij të fundit drejtori Kaftalli i ka akorduar një çertifikatë mirënjohje.
E kam patur të veshtirë, jo në pregaditjen e tekstit, të kësaj çertifikate për kolegun tonë Prëk Mrishaj, mbasi realisht e meriton vlersimin per punën që bënë, por vështersia ime qëndronte tek fakti se si duhej të ishte ngjyra e kornizes për këtë çertifikatë, mbasi Prëka , ndryshe nga shumë të tjerë, ka një perzgjedhje ngjyrash ne veshjen e tij, ndaj duhej pershtatur, kështu vazhdoj argumentin drejtor Anton Kaftalli, mëqënse, këtij i pelqen e kuqja, ku e ka veshtirë të mos këtë o xhaketë të kuqë , o shall të kuq ose në fund të fundit kollare të kuqe , kësisoj unë zgjolla kornizen e kuqe , e ka perfunduar fjalen e tij Anton Kaftalli. Pas këtyre çasteve të këndëshme, rradha u ka ardhur fotove, ku celularet jane mbushur, nga ky koncert -takim mjaft i bukur i fagonistve.