ZGJEDHET KRYETARI I RI I LSI NË M.MADHE

0

Ashtu siç e ka në traditën e saj LSI, mbështetjen edhe kësaj rradhe e ka kerkuar tek rinia. Kështu ka ndodhur edhë ne pasdreken e kësaj të shtunë në qytetin e Koplikut, rreth 100 antar të LSI, ku pjesa dermuese e tyre ishin të rinj, janë mbledhur, në kuader të rikonstrukturimit të forcës së tyre politike, për të ndezur motorrat e protestës, por edhe të pregaditjes për zgjedhjet elektorale, jo të rradhës, por sipas tyre të parakohëshme.
Në këtë takim me strukturat e LSI në M.Madhe ishin veçmas antarve të kësaj partie edhe drejtuesit politik të LSI në qarkun Shkoder, të drejtuar nga antari i kryesisë së selisë qëndrore të LSI , njëherazi ish deputet,  z.Agron Çela, drejtuesi i LSI Shkoder
Edmond Ndou, drejtuesja LGS Lindita Reçi e tjerë. Fillimisht në fjalën e tij kreu i LSI Shkoder ka theksuar rëndësin që po i kushtohet riorganizimit të strukturave të LSI,
si kudo në vëndin tonë edhe në Qarkun Shkoder, ndaj dhe ky takim në Koplik, ka këtë qellim, jo të largojë njëri nga partia, por të angazhojne forca të reja dhe aKtive në krye të punëve të kësaj force politike. Me tej ish deputeti Agron Çela është ndalur tek angazhimi politik dhe aksioni i forcës së tyre politike, pikërisht duke qënë gjithënjë në ballë të protestës, por pse jo edhe të ndezjes së motorrave, për të qënë në gatishmeri elektorale. Ndaj afrimi i të rinjëve ne rradhet e LSI, është një nga risit e kësaj partie që nuk shterron asnjeherë. Ne këtu e gjejme forcen, ne këtu marrim energji, ne  s’bashku me rininë i japim forcës sonë LSI , vendin e merituar ne skenen e jetes politike, ështe shprehur
z.Agron Çela. Ndërkaq duke folur para antarve të strukturës politike të LSI  z.Agron Çela, është shprehur se ne nuk largojmë njëri nga LSI, por i japim të gjithëve mundësinë të gjëjnë veten aty, ku marrin rrogat për të mbajrtur familjen. Kështu ne i mirëkuptojmë të gjithë edhe ata që do të donin të ishin këtu, por frika e bukues së familjes nuk i ka lejuar. Më tej z.Agron Çela ka propozuar për drejtimin e partisë LSI në M. Madhe, në postin e kryetarit z.Fatmir Shpellzaj. Duke e hedhur në votim, ku të gjithë i kanë shprehur besimin për drejtimin e LSI, z.Fatmir Shpellzaj. Kryetari i ri i LSI M.Madhe ka premtuar angazhim maksimal për te riformatuar LSI në M.Madhe. Përvoja politike e kreut të ri të LSI z.Fatmir Shpellzaj, i mundëson një impakt pozitiv në rritjen e kësaj force politike. Dhe realisht Fatmir Shpellzaj e ka treguar që në vitin 2004, se është faktor elektoral, ku qe zgjedhur këshilltar i Bashkisë Koplik me PBDSH, dhe menjëherë sapo LSI doli në sken politike, Fatmir Shpellzaj , angazhimin e tij e gjithë potencialin shoqëror e vuri në dizpozicion të LSI. Kështu kjo forcë politike, gjithnjë e më shume njohu rritje. Ndërkaq ka punuar me mjaftë perkushjtim në çdo institucion publik, duke prerfaqësuar me dinjitet besimin e forces së tij politike. Ndaj e gjithë kjo pervojë tanime do të jetë në funksion të bashkrëndimit të forcave opozitare në M.Madhe.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.