Mirënjohje/ Ja, Ky na shpetoi familjarisht nga internimi..!

1

Shkruar nga Life Osman Hasaj shkrimtare, poete.Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

A duhet mirënjohja e madhe për Idriz Çeraj?
Kanë kaluar më shumë se katër dekada por dëshira për të shprehur mirënjohje, falenderim pa masë familjes Çeraj më ka motivuar përherë.
Edhe pse e kam shprehur me fjalë, edhe pse dikur kam të ndjerin Idriz Çeraj, fëmijët Nuhin,(të ndjerin, Fatmirin, Vjollcën, Servetin, Shpresën, Dritanin, Lulzimin, Valbonën e gruan Laje jam shprehur me fjalë falenderuese e mirënjohje, gjithnjë kam dashur ta publikoj këtë mirësi e të them se kanë ekzistuar burra të mirë, të fortë qëndrestarë e me karakter. Një ndër to është historia për të cilin  bëhet fjalë. Dhe ja si fillon:Kur shpalleshe kulak, sepse nuk i kishe dhënë vajzën për grua sekretarit të partisë - kujto.al | Arkiva Online e Viktimave të Komunizmit në Shqipëri

Lufta e klasave ishte tepër e rreptë në fshat e qytet, diskriminim, burgosje, interrnim, ishin planet realizuese nëpërmjet të cilave partia e pushteti i E. Hoxhës qëndronte në këmbë. Ishte i gjithëpushtetshëm duke përsekutuar e duiskriminuar shumë të pafajshëm. Ishte viti 1977, fundi i këtij viti dhe për afro gjashtë muaj deri në prill të vitit 1978 vazhdoi vuajtja e familjes time, e posaçërisht Osman Hasaj, për të na internuar si familje jo e denjë për socjalizmin e shoqërinë, sipas tyre babai kishte bashkëpunuar me reaksionarin (siç quhej) familja e Llesh Marashit e vëllezërit që i’a vranë  e pushkatuan. Vetë Lleshin e varën në mes të Shkodrës, sepse kishte qënë kundër partisë komuniste, kishte qënë zogist, ishte kryqarkomandant i Shkodrës për disa vite. Po kështu edhe vëllai Frani ishte me pozitë në një qark tjetër në Vlorë, Babai im kishte qënë me rrogë për afro 6 muaj. Historia e familjes Lleshi, të parët që shpallën luftë kundër komunizmit në historinë Shqiptare u bë kalvari i vuajtjeve të tyre, por edhe i shpëtimit për shumë familje të Zogorës të cilat strehuan e ndihmuan Lleshin me familje kur ishte në arrati, maleve për ti shpëtuar vdekjes nga komunistët, vdekje e cila qe e pamundur të parandalohej. Së fundmi u dogjën edhe shtëpinë pasi i vranë dhe i interrnuan. Historia e familjes time për fat të keq mundi të përsëritej pas afro 30- vitesh ku një fshatar me emrin Q.B.M. paditi te i plotfuqishmi me emrin Reshit Tusha. Reshiti vjen e kontrollon shtëpinë tonë komplet e nuk gjen foto, por kjo nuk ishte arsyeja tashmë, pasi ishte lajmëruar Komiteti Partisë e Dega e Punëve të Brëndshme e se ne duhet të interrnoheshim. Nji padi duhej, që ne të merrnim një rrugë tjetër atë të persekucionit të largimit nga fshati e ndoshta s’do ta shikonim më. Për afro gjashtë muaj kemi përjetuar një dramë familjare, do shkonim atje ku askush nuk mund t’na shikonte apo të na takonte. Do xhvisheshim nga shkollimi apo privilegjet që kishin fituar me mund e djersë. Letra pas letrat dërguan në Pukë kundër meje, pasi punoja atje, motren time Fahrije e hoqën nga puna në brigadën ushtarake të Shkodrës.Lufta e klasave/ Kur Enver Hoxha thoshte para KLD-së së asaj kohe: Vajzës së tradhtarit të mos i merret foshnja - Shqiptarja.com
Por doli një burrë malësor një fshatar i joni, sekretar partie Idriz Çeraj i cili arriti të sigurojë fakte e dokumente të cilat hollën dritë mbi ngjarjen, letra pas letrash i dërgoi Komitetit të Partisë, organizatës Partisë koperativa Reç organizatës Partisë Rrepisht, ku siguroi dokumentat bazë të shpëtimit tonë. Sipas këtyre dokumenteve Osman Tafil Hasaj kishte liruar nga burgu korierin e partizanëve të Reçit, i cili ishte nga Rrepishti ky dokument ishte bazë për të treguar se babai kishte qënë pro komunizmit por në fakt nuk kishte luftuar e nuk kishte qënë kurrë me partizanët, por me zogistët. Në rastin konkret thjesht kishte ndihmuar korierin, faktin që s’mund ta dinte askush e kishte qënë tepër sekret ishte se: Osmani duke qënë i detyruar nga miqësia, vëllai i gruas Zenel Uci,nga Reçi (Dukë, kishte shkuar në shkodër në zyren e kryeqarkomandantit Llesh Marashi dhe në kundërshtim me rregullat për hatër të miqësisë mes tyre, Lleshi i kishte premtuar se do ta lironte korierin por askush nuk duhet ta merrte vesh. Ky lirim kishte qënë tepër i veshtirë për Lleshin dhe i binte ndesh politikës së tij pasi ishte me legalitetin por e kishte bërë për hatër të miqësisë. Bamirësia, ose detyrimi për këtë veprim të Osmanit dhe nga ana tjetër të Lleshit si dhe sekretarit të  partisë Zogorë Idriz Çeraj bën që ne të mos përjetonim ferrin komunist në kalvarin e interrnimeve kushedi se ku.Ishte Idriz Çeraj që ne jemi falenderues gjithë jeten e mirënjohës vlerave të tij morale, po kështu edhe familjes së tij. Idrizi mbështetej edhe nga komunistë të fisit Çeraj, Binaku, Zyhraja, Abazi e Rizaja, të cilët mbetën njerëz me dinjitet e karakter të fortë për kohën, duke qënë e shquar edhe si familje e mirë në fshat.Llesh Marashi komandant i çetes se pare partizane…! | Luigjipress.com

Amaneti i babait tim ishte, që herëdokurdo bija ime do ta pasqyrosh këtë histori pasi ai ka patur vlerat e një burri të rrallë, një burri që nuk u tundua nga pushtetarët e kohës për të nxjerrë të vërtetën në dritë.Burra të tillë duhet me pas Malësia, e me këtë shkrim dua që edhe amanetin e babës tim ta përligj, edhe pse ndonjë nga fëmijët nuk ka qënë dakort për publikimin e ngjarjen, unë u jam përgjigjur se janë dy arsye të forta që më shtyjnë; amaneti dhe mirënjohja. E duke njohur rastin në detaje shohim panormën funksionale të kohës, luftën e klasave, përsekucionin, inatin, hakmarrjen etj, duke paraqitur njerëz me vlera, por edhe spiunë, cmirëzinj, pra njohim politikën reale, paçka se shumë të vështirë të periudhës së komunizmit., ku një fjalë, një padi mjaftonte të të fuste në burg përjetë, të të vriste apo të internonte. Por burra të mirë e të zotë kanë patur kohërat e Idriz Çeraj ndaloi dorën e persekucionit.Malësia shquhet për burra të mirë, ashtu si dhe Zogora, por unë solla njërin prej tyre në historinë time personale. Unë e kam falenderuar pas ngjarjes e me thjeshtësi pohonte:-se kam ba veç detyrën. Kur doja të vazhdoja me mirënjohje e falenderime më kthente përgjigje me vështirësi. Gjenocidi ekonomik që erdhi nga tufëzimi | Gazeta Malesia  Para disa vitesh, para se të ndodhte Ligji famëkeq i tufëzimit, para vitit 1976 ishte marrë vendimi për heqjen e tesërës së Partisë, pasi kishin paditur se fëmijët e tij, ato ishin tetë, po shkatërronin grurin duke mbledhur bar për lopën.  Pas ngjarjes edhe pse të vegjël kuptoninçfarë ka ndodhur me babain, ato rrinin të heshtur, të tromaksur e nuk guxonin ti dilnin përpara. Ata që e kishin paditur, ata që e quanin Lenin, shumë i drejtë sipas tyre e ata donin rrëmujë, anarshi e Idrizi thonte nuk punohet kështu. Vija e Partisë ishte shtrembëruar sipas tij, sa kur e thirrën të shkonte e të merrte tesëren përsëri, ai nuk donte të shkonte, pasi shumëçka kishte devijuar, por edhe ta refuzonte nuk guxonte, pasi mund të kishte probleme tjera më të mëdha.Zina Franja i kishte thënë se duhet marrë patjetër tesera e se nuk guxon ta refuzosh! Kemi gabuar. Kthimi në parti e sekretar partie nuk solli gjë të re, ai gjithnjë kishte punuar si bujk, zhgënjimi ishte natyrshëm  por s’mund t’ia thonte askujt. Tani dilemat në kokën e tij bëheshin më të forta, ku skamja e detyronte të mendonte ndryshe. Asnjë privilegj, për shumë vite sekretar partie e me tetë fëmijë. Fëmijët edhe pse meritonin nuk shkuan në shkollë të lartë, vazhduan shkollën e mesme në Zagorë, vetëm gruaja Laja e cila ishte një grua e zonja dhe shumë e pastër arriti sa për të rritur fëmijët të punonte sanitare në spitalin e Zogorës.Siç e thashë,Idrizi kishte edhe katër persona tjerë nga familja në parti, të cilët gëzuan respekt në fshat si njerëz me dinjitet, patën një sjellje të shkëlqyer por edhe serioz në vendimmarrje. Kemi parasysh se spiuna kishte kudo edhe në Zogorë, pasi sistemi kishte ushtarët e vet të paguar ose jo, ku fshatarët i njohin mirë, i mbajnë mënd, i urrejnë për faktin se i kanë provuar. Ishte detyrim që në çdo pesë apo dhjetë vjet të dënohej apo internohej një person që masa të ishte e disiplinuar, e nuk guxonte të thoshte, buka e zezë, të thonte katolik apo musliman, të fliste mirë për imperializmin apo Europën, të mos dëgjonte radio apo televizion të huaj, të mos i afrohej kufirit pa leje, se do futej në burg etj. Lufta e klasave/ Letër anonime diktatorit: Vishu me lecka dhe hajde shiko… - kujto.al | Arkiva Online e Viktimave të Komunizmit në Shqipëri  Vlen të theksoj për kujtesë se,lufta e klasave (gjoja për edukimin komunist solli persekucion edhe te familje tjera në Zogorë, si familja e Pjetër Luketës, Grishaj e cila u internua në Savër Lushnje, etj të pushkatuar e përsekutuar, Familja e Alfred dhe Gjovalin  Rushaj , të cilëve u vranë babë e axhë në mal të  Kurrilës Dedaj, Familja e Ndoc e llesh Çulaj që i vranë babën, Familja e Gjeto, Pjetër e Ndue Markut të cilit i vdiq babai në burg, Familja e Dyl Qerimit e përsekutuar, Familja e Dyl Cafit e Familja e Ujk Colaj, Familja e Caluk Zhelës etj të përsekutuar.Në Koplik e më vonë në qendra të kooperativave bujqësore,kishte punonjës sigurimi e këta realizonin planet e tyre me spiunë të paguar ose vullnetarë (të cilët donin të përfitonin. Kishte drejtues të partisë apo pushtetit që bënin punën e spiunit, por jo të gjithë.Një plan-persekutimi që nuk u realizua ishte rasti i Gac Marvukaj, punonjës kulture.IDMC-Komunizmi permes-dokumenteve-arkivore-1 Donin ta burgosnin e sa? 10 vjet, sepse ai ishte shprehur në një ambjent prej pesë personash, se ka ra miza në m…..,pasi në foton e Enverit kishte dhj…… një mizë. Ka qënë periudha rreth vitit 1986. Më thirrën e më thanë se ke qënë prezent, donin dëshminë time, e një dëshmi duhej e Gaci të përfundonte në burg. Unë jo vetëm që s’pranova por bërtita sa personi i paguar u shtang. Gacin e shpëtoi edhe Fejzi Spahia sekretar komiteti, në Shkodër një burrë shumë zotëri.Ja pra i tillë ishte sistemi, e tillë ishte lufta e klasve për ti mbajtur njerëzit të izoluar e në injorancë. Ne nuk duhet të dinim asgjë përtej telave me gjëmba, përveç rrethimit e izolimit komunist, por siç e theksova gjatë shkrimit  ka patur njerëz të fortë e me karakter, një ndër ta ishte personi për të cilin shkrova, Idrizin të cilin e kujtoj me mirënjohje të thellë.

 

1 KOMENT

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.