Mirash dhe Martin Ivanaj , dy përsonalitete të spikatura të M. Madhe dhe jo vetëm..

0
132
Shkruar nga Robert Camaj  INTERVISTË – Robert Camaj | Tv Boin
Me kalimin në amëshim të dy tre malësorve të nderuar të cilët me plot entuzjazëm dhe dashamirësi sollën dhe zgjuan nder ne kujtesën mbi këtë familje të nderuar disi i kemi lenë në harres figurat qendrore analoge që çështjën kombëtare përveç përmes “pushkës së ngrehur për Shqipëri” sollen edhe iluminizmin ndër ne. Injorohën qellimisht nga studjues e aktivist lokal të cilët harrojn paanshmënin si princip dhe se qendrimi personal duhet lenë në një anë kurë fjala bëhet për të kaluarën. Me arsyetimet më të çuditshme deri në skaj, mundohemi të qendisim tapicerin se si do duhej të dukët Malësia shpesh duke harruar pjesët përbërese të saj. Figurat tona kombëtare, ngjarjet historike kishin mbetur çështje studimesh dhomave të instituteve sikur vendasit nuk do të ishin angazhuar që ata t’i sjellin ndër ne edhe në forma tjera me buste, përmendore, monumente përkujtimore, simpozjume, koncerte, shënim datash, duke u gëzuar e duartrokitur lavdin dhe bukurin që ata lanë si trashëgimi mes nesh.Ivanaj Brothers
E kam vu re një gjë që e keni pa edhe Ju para mejet se fitili që të përkujtohen dhe lartësohen disa figura dhe ngjarje historike, zakonisht është bërë ligjë nga ne që shkëndija nisë në familjet që ata i kanë takuar dhe fiset ku është zhvilluar ngjarja.
Disa herë më ka takua me më thanë kur dikush nga mysafiret e ka pa portretin e Ded Gjon Lulit në shtëpin ku jetoj se “po çe don se ti nuk je Dedvukaj”, kurse një Dedvukaj një herë më tha “krenoju me Dedvukaj kur skeni me kanë mu krenua Ju Camajt”. Në fund të fundit ka të vërtet në këtë anegdot, se sikur mos të ishte angazhuar fisi i Dedës me disa traboins përrrethë as afër nuk ishte punuar që kjo figur kombëtare të afrohej edhe kështjellës nga e cila shpërtheu. Kjo vlenë për Trimat e Kojes që ranë narë Altarin e Kombit, pastaj Tringa, Baca Kurti dhe pothuaj se çdo figur dhe ngjarjë që ka lindur dhe është zhvilluar në mesin tonë.
Po tani, çka ndodhë nëse një figur apo një ngjarje është zhvilluar nga ata që ska kush u del Zot drejtpërdrejt, që kanë mbetur pa varrë dhe mbi varrin e tyre ska kush tu vendos një lule. Të cilët nuk kanë gjak e hilaka në diaspor, prej së cilës jemi mësuar çdoherë me fitua motivin për verje të motorit në levizje, jo si shkas i frymzimit por se na e kanë shtruar me dollar. Me dollar me kurs të ultë apo të lartë ne këtu në tokën e tparve kemi fitua motivin me vu në levizje dashurin ndaj Malësisë kreshnike. Sa herë mungon dollari amerikan, besa vjen e zbehet bukur fort edhe dashuria jone, e neve qe jemi më të mirë se diaspora sepse po mbajm kullat e të parëve sjellemi e mbshtjellëmi si minjët në arkë. Ne dashurin nuk e kemi ndaj figurave dhe ngjarjëve por ndaj dollarit, ai na ndal e na nxitë, na tregon se në cilën anë me u kthye, po u nal dollari amerikan ne menjëherë fillojm e humbim rrugën, egercohemi me njëri tjetrin, fillojm të akuzojm, të bejmë me gisht, të na ketë faj krejt bota. Ne fukara e përdhe jemi por jo jaq të maruam sa edhe ne me dhanë kontributin tonë së pakut me objektivizmin tonë, jo vëç duke mësy lugun.Mirash Ivanaj, jeta e trazuar e një intelektuali klasi - Dossier
Ne kur nuk motivohemo me dollarin amerikan fillojm të zhvillojn individualizmin tonë, gjoja intelektualizmin tonë, paleh metodologjit shkencore, tierrim e latojm, ndajm qimen katrash, sepse ska kush çmë benë se unë jam Zot i vehtes apo edhe i lugut. Ndalu pak malësor, ndalu burrë burrit, trim trimit se nuk na ka kushë gjë borxh, as sna ka marrë kush gjë uha, së parit je njëri e të takon me tëj me njerëz, e kohën e jeton në këtë tokë e cila është e të gjithë neve.
Sa kamë kaluar modulin e nacionalizmit shqiptar në Tiranë, në leksione e literatur të vetmit malësor që janë përmend e shënuar janë Mirashi e Martini, kurse këtu në Malësi ata janë pothuaj se në harres, ne kemi nevoj për emrin e tyre, frymëzimin dhe kurajon pa dashtë tu bej biografi, se biografit na mueren në qafë ne.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.