
Ndahet nga jeta ne moshen 82 vjeçare ish trajneri i basketbollit pogradecar Stasi Vako.
Njeriu qe gjithe jeten e kaloj ne parketin e kesaj loje, aq sa per vite te tera e mbajti koshin e femra liqenore mes skuadrave me te mira te vendit. Qe nga viti 1961 kur dhe nderpret studimet e larta ushtarake ne Ukraine Stasi Vako do ti perkushtohej vetem basketbollit per ta bere kete sport me te ndjekurin ne qytetin e tij. Edhe ne kushte kur ekipi stervitej e luante ne nje kend te vogel sporti. Aty ku dolen shume basketbolliste te talentuara. Gjate jetes sportive Vako ka drejtuar edhe ekipin e meshkujve te Pogradecit ku dhe ka nxerr lojtare te cilet jo vetem kane luajtur me ekipet me te mira te vendit, por dhe kombetaren

e basketbollit. Me ikjen e “Tasit” basketbolli ka humbur trajnerin e njohur qe mbeti nje jete te tere aty ne parket. Aq sa vitet e fundit kishte deshire te sterviste edhe femijet e sportisteve me te cilet beri historine e basketbollit pogradecar. Sepse basketbollin e donte me shume se gjithçka tjeter.