Paska ndodhur një ngjarje e jashtëzakonshme në Ktosh, ka ardhë Spiropali dora vet
Jam shumë kurioze të di se çfarë kërkonte zonja e madhe në fshat.
Nga cila rrugë kaloi? 

E pa gjëndjen e investimit gjigand nga Bashkia? Bëhet fjalë për rrugën që çonë në fshat…
Kazanët i keni pastruar?
Apo dhe ato i gjeti kur thërret qameti.
Apo erdhi të marrë hisen e 600 milionshit?
Ato të investimit në shkollë. Tani 137 nxënësi e kësaj shkolle do kenë kushte të tjera, posi sa të ngopen qeveritarët me shok dhe po teproi gjë do e lyejnë fasadën sa për t’u hedhur hi syve…
Mjafton të shihni rishtrimin, riparimin e Pedonales Koplik që së fundit u bë dhe sot prapë gropë është bërë, prapë e rrënuar është, punimet me standarte rilindase janë tregues i qartë i babëzisë së pushtetarve dhe miqve të tyre.
Opozita foli gjë për këtë ngjarje?

Kryetar e sekretar dege nga dy PD-Të dolën të flasin për media?
Apo varja se 600 milion nuk janë gjë e madhe, për aq kohë sa zbriti në fshat Spiropali dora vet dhe pa gjë nuk është kjo punë…