ME DASHURINË PËR LIBRIN DHE ARTIN

0
Nga Ndue Lazri
-Në ceremoninë e dorëzimit të librave të autorëve shqiptarë bibliotekës së qytetit Rovereto-
Tashmë librat kanë arritur dhe janë ekspozuar në paradhomën e sallës “Belli” të pallatit “Alberti Poja”,ku do të bëhet ceremonia e dorëzimit të tyre bibliotekës së qytetit Rovereto. Janë autorë shqiptarë që kanë dërguar librat e tyre nga Italia apo Gjermania, ku banojnë e punojnë si emigrantë, por edhe autorë nga Shqipëria e Kosova. Sipër stendave flamuri ynë kombëtar.Potrebbe essere un'immagine raffigurante 2 persone e persone in piedi
Në sallën ku do të bëhet ceremonia kanë ardhur emigrantë shqiptarë që jetojnë e punojnë në Rovereto, disa nga autorët e librave, drejtues e aktivistë të shoqatës “Besëlidhja”, qytetarë italianë që e kanë ndjekur me interes e simpati këtë nismë të dy intelektualëve shqiptarë etj. Dy krijuese, Zyra Ahmetaj e Prenda Sejdia një ditë më parë kanë arritur nga Shqipëria. Ka ardhur personalisht për të marrë pjesë e për të përshëndetur edhe kryetari i bashkisë së qytetit, Francesco Valduga.
Intelektualja Nereida Xhakolli, që është edhe njëra nga nismetarët e kësaj veprimtarie, hap aktivitetin, duke iu uruar mirëseardhjen të pranishmëve dhe bën një ekspoze të idesë e realizimit të kësaj nisme, duke lexuar një për një edhe emrat e autorëve, të cilët përshendeten me duartrokitje nga të pranishmit. Potrebbe essere un'immagine raffigurante 4 persone, persone sedute e persone in piedi  Pastaj e merr fjalën kryetari i Bashkisë, zoti Valduga, i cili shprehu vlerësimet e tij për këtë nismë, që është një shenjë shkëmbimi kulturash midis dy vendeve, Shqipërisë e Italisë, por edhe shenjë e integrimit të komunitetit shqiptar, që do të ketë edhe këndin e librit shqip në bibliotekën e qytetit. Përshëndet edhe presidenti i shoqatës “Besëlidhja”, Dashamir Kërtusha.
Pastaj një zë i bukur i muzikës lirike, sjell për disa çaste një dridhje emocioni, duke interpretuar arien “O mio babbino caro” nga opera “Gianni Schicchi” e Giacomo Pucinit. Salla me kupola mbushet me zërin e këngëtares lirike italiane Daniela Sannicolò, e cila e ka pritur me kënaqësi ftesën për të marrë pjesë në këtë aktivitet të bukur të komunitetit shqiptar. Madje në sallë e ndjek me emocion të bijën edhe babai i saj, Gainfranco.
Në këtë atmosferë autorja Rudina Muharremi Beja, që jeton e punon në Rovereto, lexon një cikël poezish të saja. Emocioni i vargjeve shpërndahet në sallë nën shoqërimin e tingujve të ëmbël muzikorë të instrumentistit të talentuar Francesco Maffei. Ai bashkë me këngëtaren Alessia Bisignani, janë në moshë shumë të re, por mjaft të talentuar dhe krijojnë një atmosferë të bukur me interpretimet e tyre. Ata janë aktivistë të studios “Artisti” të drejtuar nga kompozitori shqiptar Aleksandër Kolshi, i cili ka ardhur bashkë me ta në mbështetje artistike të këtij aktiviteti. Muzika dhe këngët që interpretojnë ata përshtaten aq bukur në një ambient ku flitet për libra e ku recitohen poezi.Potrebbe essere un'immagine raffigurante 2 persone, persone in piedi e persone sedute
Një tjetër autore shqiptare, banore e këtij qyteti, Albina Ceka, flet për rrugën e saj krijuese dhe për katër librat që ka shkruar, tre prej të cilëve ia ka dhuruar bibliotekës.
Me emocione të veçanta u prit prezantimi dhe promovimi i librit “Castello nella valle” (Kështjellë në lëndinë”, i autores Zyra Ahmetaj, të cilin kam patur kënaqësinë ta përkthej në gjuhën italiane. Pas prezantimit të librit nga ana ime, e mori fjalën autorja e ardhur nga Shqipëria. Ajo është një zonjë e shtrënguar nga një aksident, të rrijë gjithë jetën mbi një karrike me rrota. Por gjallëria e saj, buzëqeshja, dëshira për jetën, energjia krijuese, bëjnë që nga të pranishmit gati të mos vihet re ajo mangësi fizike e saj. Madje në një moment, kur artisti koreograf e valltar, Nexhmi Mati, pasi prezantoi librin e tij me vlerë për praninë shqiptare në zonën e Trentinos, improvizoi vallen e Tropojës, Zyhraja e ktheu karriken e saj me rrota në një instrument vallëzimi, duke iu përgjigjur valles së krahinës nga ajo ka ardhur. Me delikatesën prej poeteje, ajo, me karriken e saj me rrota, i afrohet djaloshit italian me pianola dhe i dhuron një trëndafil.
Në një moment të caktuar, kryetari i Bashkisë, zoti Valduga, kërkon leje që të largohet, pasi ka dy impenjime të tjera, celebrimin në komunë të dy martesave, njëra prej të cilave është e një çifti shqiptar. Në kor nga salla i thuhet që t’i përcjellë edhe urimet e pjesëmarrësve të këtij eventi dy të rinjve shqiptarë që celebrojnë në këtë ditë martesën e tyre.Potrebbe essere un'immagine raffigurante il seguente testo "UN LIBRO NELLA ΜΙΑ LINGUA Sabato 28 maggio 2022 ore 10.00 Palazzo Alberti Poja, sala Belli Evento organizzato da Nereida Xhakolli, insegnante Ndue Lazri, giornalista con il sostegno dell' Associazione Beselidhja in collaborazione con la Biblioteca civica di Rovereto സcിl BESELIDHJA Albanoo Shoqata Shopata Rovereto Shqlpeta Shqip (TN) Itali"
Me delikatesë prej femre dhe artisteje, Nereida u dhuron tri buqeta me lule poetes Zyra Ahmetaj dhe këngëtareve Daniela Sannicolò e Alessia Bisignani.
Është përsëri muzika e dy të rinjve italianë që e ndez atmosferën në sallë. Bashkë me Nereidën e me Aleksandër Kolshin kemi zgjedhur për evenimentin këtë lloj muzike, për të treguar që aktivitetet tona mund të marrin një shije të mirë e të hollë kulture, duke iu shmangur tallavasë e duke promovuar muzikën e vërtetë e të kultivuar.
Pas aktivitetit, vihemi përsëri në udhëtim me imprenditorin e palodhur shqiptar, Fation Mulliçi, i cili është edhe anëtar i këshillit bashkiak të komunës së Roveretos. Një ditë më parë të dy bashkë i kemi pritur krijueset që vinin nga Shqipëria në aeroportin e Veronës. E tani, pasi Fationi ofron bujarisht një drekë, i shoqërojmë sërish për në aeroport. Rrugës bisedojmë për projekte e ide të tjera që ka Fationi në mbështetje jo vetëm të aktiviteteve si ky që u zhvillua për librin, por edhe të aktiviteteve të një shkalle më të gjerë e mbi të gjitha në mbështetje të nevojave të komunitetit shqiptar në Rovereto dhe në gjithë zonën e Trentinos dhe të integrimit të tyre sa më të mirë në jetën shoqërore, prodhuese e kulturore italiane.Potrebbe essere un'immagine raffigurante 5 persone, persone sedute, persone in piedi e spazio al chiuso
Që sot librat e autorëve shqiptarë janë pjesë e fondit të bibliotekës së Roveretos. Autorë të tjerë, si Zija Çela, kanë shprehur dëshirën të bëhen pjesë e kësaj nisme. Ndërsa vepra e shkrimtarit tonë të shquar Ismail Kadare studiohet në programet shkollore të liceut të këtij qyteti.Potrebbe essere un'immagine raffigurante 10 persone, persone sedute, persone in piedi, fiore e spazio al chiuso

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.