Maqedonia e Veriut do të provojë të befasojë sëish Italinë, në synimin për të arritur në Europianin e vitit 2024. Skuadra e drejtuar nga Bllagoja Milevski ka shanse minimale për t’u kualifikuar, megjithatë do të provojë gjithçka në dy ndeshjet e fundit eliminatore, ndaj Italisë në transfertë dhe ndaj Anglisë në Shkup, përkatësisht më 17 dhe 20 nëntor.
Trajneri Milevski ka publikuar listën e futbollistëve që do të grumbullojë për këto sfida, teksa bie në sy prania e 7 lojtarëve me origjinë shqiptare.
Visar Musliu, Ezgjan Alioski, Arijan Ademi, Enis Bardhi, Agon Elezi, Isnik Alimi dhe Erdon Daci janë shqiptarët që do të veshin fanellën e Maqedonisë së Veriut në dy ndeshjet e fundit eliminatore.
Lista e plotë:
Portierë: Stole DIMITRIEVSKI (Rayo Vallecano), Damjan SHISHKOVSKI (Doxa), Igor ALEKSOVSKI (Rabotniçki);
Mbrojtës: Visar MUSLIU (Paderborn), Todor TODOROVSKI (ZTE), Nikolla SERAFIMOV (Fehervar), Jovan MANEV (Osijek), Ezgjan ALIOSKI (Al Ahly), Bojan DIMOSKI (Akron), Ahmet ILJAZOVSKI (Hvidovre), Stefan ASHKOVSKI (Radnicki Nish);
Mesfushorë: Enis BARDHI (Trabzonspor), Tihomir KOSTADINOV (Piast Gliëice), Arijan ADEMI (Dinamo Zagreb), Jani ATANASOV (Krakov), Agon ELEZI (Varazdin), David BABUNSKI (Mezokoveszd), Isnik ALIMI (Sepsi);
Sulmues: Bojan MIOVSKI (Aberdeen), Milan RISTOVSKI (Spartak Trnava), Darko ÇURLINOV (Burnley), Elif ELMAS (Napoli), Erdon DACI (Ëesterlo), Aleksandar TRAJKOVSKI (Hajduk), Dimitar MITROVSKI (Varazdin);