Mirëprita në zyrën time drejtuesit më të lartë të Islamic Relief në Shqipëri, drejtorin e përgjithshëm për & z.Mohamed Soliman, znj.Albulena Gashi menaxhere projektesh, z.Avdullah Kosumi menaxher financash, z.Besmir Mataj kordinator i prokurimeve dhe znj.Kosovare Pajaziti kordinatore.

I falenderova përzemërsisht për kontributin e dhëne deri tani në Malësi të Madhe dhe diskutuam për projekte të tjera në dobi të komunitetit. Ndërtimi i 6 ujësjellësve si dhe mbështetja e sektorit të shëndetësisë dhe blegtorisë janë projektet e ardhshme në bashkëpunim me shoqatën Islamic Relief.
