Është organizuar sot nga Bashkia Malësi e Madhe një takim pune i grupit të emergjencave civile me temë diskutimi: ” Plani i masave për parandalimin dhe zvogëlimin e rrisqeve nga zjarret për periudhën Qershor- Tetor 2024″.

Në këtë takim ishin të pranishëm nënprefekti i Malësisë së Madhe z.Hysen Hysaj, zv.kryetarja e bashkisë znj.Brunilda Isufaj, drejtuesi i komisariatit Malësi e Madhe z. Arben Marku, komandanti i MZSH z.Besnik Hasaj, përgjegjësi i EC z.Enver Rexhvelaj, administratorët e njësive dhe drejtues të institucioneve.
U theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet të gjitha strukturave për parandalimin e rasteve të zjarreve dhe vënia para përgjegjësisë e zjarrvenësve.

Komandanti i MZSh ka kërkuar më tepër vigjilencë për raportimet në kohë të rasteve, në mënyrë që të kemi nderhyrje efektive nga ana e zjarrfikësve