Është Behar Kelaj nje djalë nga M,Madhe që jeton në Gjermani , por mëndjen dhe zëmrën e ka në vëndlindje tek bashkfshatarët e tij , veçanarisht tek ata që vuajnë në mjerimin e smundjeve dhe varferisë . Ndaj së Bashku me bamirsen dhe parashikuesen nderkombëtare Irini Kakacaj. Kësaj radhe me emisionin “Jetë Tjetër “ ishim në shtratin e lëngimit prej katër vitesh në Lohe të Bajram Gjeto Gjonaj.Prej afro katër vitësh në fshatin Lohe të njësisë Administrative Shkrel Bashkia M.Madhe jeton duke lënguar i shtrirë në shtrat një i moshuar. Askush veçmas njerzve të afërmë dhe disa banorve të fshatit deri më tani nuk është kujtuar njëri për ta ndihmuar.Kësaj radhe emisioni “Jete Tjeter” në tv Kopliku dhe revistën “Fjala” falë zëmërbardhësisë së djalit të këtij fshati Behar Kelaj .i cili i ka shtrirë dorën një bamirësje Shqiptare nga Vonoj i Sarandës me banim në Suedi për të kontribuar për ti kthyer disi buzëqeshjen këtij të smuri ,dhe gruas së tij të moshuar e cila i sherbenBajramit me tërë fuqinë e shpirtit të saj..Ndaj ja cfarë thot Irini Kakacaj pikrisht për bindjen e saj ndaj kërkeses së Behar Kelaj për të ndihmuar këtë familje këtu në Lohe , ashtu siç kontribuoj pak ditë më parë për një tjetër familje në fshatin Grizhë M.Madhe.- Erdhi Behari dhe më bëri present situatën e vështirë ekonomike të mjaft fa miljeve në vëndlindjen etij, dhe kur pamë këtë realitet edhe nepermjet emisionit “Jetë Tjeter, u bindem të kontribuojmë sado pak në kthimin e buzëqeshjes së këtyre familjeve.Dhe ja në të emisionit “Jetë Tjeter “në Tv Kopliku dhe revistën “Fjala” kemi ardhur këtu rrëzë këtyre vargmalëve të bjeshkve tona, pikrisht këtu në Lohe për tu ngjitur tek shtrepia e Bajram Gjeto Gjonaj.Ne duhet të ecim në këmbë rreth gjysëm ore mbasi ketu nuk shkon as foristrada, ndersa pakot eushqimeve po i transportojmë me kafshë transporti. Jemi futur në dhomen ku banon i shtrirë prej afro katër vitesh Bajram Gjetja ehe biseduam më të. Ajo që duhet të citojmë është mikpritja e të varfërit, ka një pasuri të ve}ante shpirtërore. Ah ta kishinkëtë pasuri shpirtërore p;ushtetarë dhe biznesmënet shoqëriadio ishte ndryshe. Aji falenderon shoqërinë që e ndihmojnë , por falenderimin me të madh të zëmrës e ka përdjalin e këtij fshati Behar Kelaj i cili nga Gjermania është kujtuar për Bajramin, por edhe për Bamiresen me famë nderkombëtarë Irini Kakacaj që këto ditë po i gjindën pranë , jo vetë Bajramit, por disafamiljeve të varfëra në M.Madhe.Dhe teksa jemi larguar nga shtrati i lëngimit i këtij burri shpirtmirë por që smundja e ka lodhë, ne serish apelojmë që krahas Beharit dhe Irinit , këtyre dy njerzve me zëmër të madhe, lë të kujtohën edhe pushtetarët tanë në Bashki apo ata të drejtorisë së Shërbimit social.Një burrë i moshuar qëndron në shtratin e lengimit …! Falenderim ka edhe Liria ajo gruaaja e tij që i qëndron përhërë pranë bashkëshortit të tij, dfuke iu kujdesur edhe si bashkëshorte , edhe si infermiere , edhe si “burrë “ shtepie duke siguruar jetesen , por edhe drutë e zjarrit për dimërin e egër të këtyre maleve.Ndaj teksa realizuam këto intervista , dhe shikonim dyer të prishura, dritare pa xhama, tavane te shembura, natyrisht kësaj shtëpie mënduam se duhet ti themi ishte dikur një shtepi banimi ku jetonte dhe jeton Bajram Gjetja , një burrë i fisëshëm i Lohës, një familje athdhetare e patriotike,që pushtetarët vazhdimisht vitë më parë janë krenuar me dinjitetin dhe kontributin e Bajram Gjetos. Ndersa tani prej katër vitësh të gjithë e kanë harruar.Ndërkohë që është kujtuar per mohallalinë e tij nga atje nga Gjermnia djali i një fisniku si Zog Hali, por dhe nipi një kryetrimi si Halil Kelaj. E kuka më bukur , më mirë s ekaq , fisnikëria e mirësisë së kësaj familje trashgohet bukur dhe plot dinjitet nga Behar Kelaj. Ndaj Lirija gruaja e Bajram Gjetos ndihet plot emocion teksa flet në tëlefon me Beharin ku ky i fundit i prëmton se do ti këtë në qëndër të vë mëndjsës së bashku me humanistën e madhe Irini Kakacaj.Këtë tëlefon sapo ia kemi dorzuar sepse ia ka blerë enkas Behari që të komunikojnë vazhdimisht me ta , për të mësuar në çdo kohë për nevajt e keëtij çifti të moshuarish.Ja kësi djemsh lindin në Malësinë e Madhe, djem që nuk duan pushtet , nuk duan famë , por duan njerzillek , dhe vetem bamirësi . Ndaj zoti e ka njohur edhe me shpirtmadhën Shiptarë bamirsen dhe parashkikuesen ndër më të dashurat nderkombetarisht Irini Kakacaj. Ndaj këta të dy janë dora e ngrohtë e malesorve , janë bashkpuntorët më të mirë të emisionit” Jetë Tjetër”, ndaj dhe ne i falëndërojmë dhe iu urojmë vetëm mirësi në jëtën dhe rruvgëtimin etyre të urdhëruar nga Zoti.!