Ashtu siç edhe u paralajmërua Këshilltarët e Bashkisë M.Madhe nuk kerkuan, dhe ndryshuan asgje nga Projekt Buxheti i bashkisë , por ndryshuan qëndrimin e tyre, duke e miratuar këtë buxhet me 25 vota pro ,dhe vetem kater vota kunder.Duket se në hapësirën kohore prej dhjet ditësh forca magjike e ‘bindjes’ nga kryetari i Bashkisë Tonin Marinaj ndaj Këshilltarve , ka bërë që sot pikrisht në mbledhjen e Këshillit të Bashkisë të miratohen me shumicë votash dy pikat e rëndit të ditës të mosvotuara në mbledhjen e shkuar.Madje në këtë mbledhje gatishmeria e këshilltarve ishte për të miratuar gjithçka tjetër që u kishte servirë kreu i Bashkisë Tonin Marinaj. Ndaj u miratuan edhe katër prsona të propozuar për Qytetar Nderi”Gjithësesi kësaj radhe socialdemokratët i bashkuan votat me shumicen e grumbulluar nga Kryetari i Bashkisë. i vetmi qëndrim opozitar ishte Pd e cila votoj kunder , por dhe shprehu qëndrimin e vrete nepermjet kryetarit te PD Anton Kokaj, duke e cilësuar si një project Buxhet tallës dhe aspak të dobishëm për qytetarë.
Nderkaq kreu i Bashkisë Tonin Marinaj nuk ka patur arsye të argumëntojnë asnjë ndryshim në projektet e tij , por vetem ka falenderuar keshilltarët për ndergjegjësimin e tyre për të votuar gjithëçka të sjell në Këshillë nga Administrata e tij…Në fund edhe pse një gjysëm kërkesë e një Këshilltari për të miratuar një fond të veçantë prej 1miljon lekë të vjetra për një artistë që ndodhet në Spital, nuk u hodh për votim fare , me argumëntin se jemi në kërkim të gjetjes sëë rrugës për ti miratuar.Ndërkaq askush nuk thot se si dhe kush e sponsorizoj dreken ‘tradicionale” të miratimit të Buxhetit.