Është përmbyllur proesi i numërimit të votive edhe për Këshillin e Bashkisë M.Madhe, duke na dhënë tashmë këtë konfigurim. Forcë e parë politike , ashtu si edhe pritej , si rrjellojë e një fushate bindëse dhe mjaft korrekte në takime me qytetarët socialdemokratët me 8 vëndë në Këshillin e Bashkisë kanë të drejtën e formimit të koalicionit për të siguruar maxhorancën . Kështu Psd dhe Ps së bashku bëjnë 14 ulëse në sadhen e këshillit të bashkisë. Ndërkohë që për të formuar maxhorancën , pra p[ër të ndarë “tortën” e e Këshillit të Bashkisë , por pse jo edhe të punësimeve në Bashki , si “kusht” për bashkpunim me kreun e Bashkisë kerkohen edhe votat e disa partive të tjera të vogla.
Në fakt nese nisemi nga sigla e këtyre partive , thuajse të gjitha i përkasin spektrit politik të së djathtës, dhre për pasojë në pamje të parë , sikur të funksiononte politika, PSd dhe PS , por edhe vet kreu iBashkisë do e kishte të vështirë të siguronte numërat.Por nese analizojmë ëmrat e të mandatuarve nga këto parti të djathta , menjëherë bindëmi se këta nuk e kanë të vështuirë të “kapërcejnë “ylberin” për të votuar majtas.Një pjesë e mirë e tyre vijnë nga kësdhilli i kakluar majtas , por edhe nga vëndët e punës në administratën publike më së shumti e kanë si “shpërblim” i bindjeve të majta.
Ndaj qartazi mund të thuhet se siglat e partive të djathta u kanë shërbyer për të siguruar mandatin e Këshilltarit të Bashkisë.Gjithësesi PSd pritët të marrin drejtimin e Këshillit , dhe minimalisht një antar këshilli në Qarkun Shkodër , ndoshtaedhe sekretarin eKëshillit të Bashkisë. Ja dhe lista e “Deputetve” të Kuvëndit të M.Madhe…



