M.MADHE, KANOSJE DHE DROGË, ARRESTOHEN 2 SHTETAS

0

Dy shtetas jane arrestuar nga policia e Malesise se Madhe.Ne njoftimin e policise thuhet se:
Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, pas një pune të mirorganizuar, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit:
Gj. K., 30 vjeç, banues në fshatin Vukël, Malësi e Madhe.Ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Kurbin, pasi Prokuroria e Apelit Tiranë ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me Burg”, për veprën penale ”Kultivimi i bimëve narkotike”.Ky shtetas iu dorëzua Komisariatit të Policisë Kurbin, për veprime të mëtejshme.
Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. Ç., 31 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Përndjekja” dhe “Kanosja”, pasi ka përndjekur dhe kanosur shtetasin A. R., 32 vjeç, banues në Shkodër.Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar proceduan penalisht shtetasit E. D., 19 vjeç dhe D. L., 29 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në subjektin bar-kafe në administrim të shtetasit D. L., në pajisjet kompjuterike është konstatuar hapja në mënyrë periodike e një faqeje që dyshohet se përdoret për vendosjen e basteve online.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.