M.MADHE / KANDIDATI PËR KRYETAR I PS, ELSAMED MUKAJ:JAM PJESË E PROÇESIT PËR TË PËRFAQËSUAR TË GJITHË ATA QË BESOJNËTEK PS

0
“Demokracia bazohet në bindjen se ka mundësi të jashtëzakonshme tek njerëzit e zakonshëm.”(Harry Emerson Riddick)
Jam bërë pjesë e proçesit për zgjedhjen e Kryetarit të Partisë Socialiste të Malësisë së Madhe, që me shumë njerëz të zakonshëm të ndërtojmë Partinë Socialiste që duam.
Më gjithëpërfshirëse, më përfaqësuese , më e hapur, më pranë qytetarëve , më rinore dhe më shumë përfshirëse për femrat.
Unë jam në ketë proçes për të përfaqësuar çdo të ri e të re, burrë dhe grua, çdo socialist dhe socialiste që kanë besuar dhe besojnë që ne , të gjithë së bashku mund të bëjmë më shumë për vendin tonë dhe Partinë Socialiste.
Falënderimet më të përzemërta shkojnë për çdo socialist nga Gruemira në Kelmend të cilët më kanë mbështetur, më kanë besuar dhe më kanë dhënë kurajo dhe guxim për të ecur përpara dhe jam i bindur që të gjithë bashkë, mund dhe do të bëjmë më shumë për çdo socialist nga Vraka në Vermosh.
I juaji ,Elsamed Mukaj!

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.