Fëmijët e M.Madhe kanë festuar të gjithë së bashku ditën e tyre të 1 Qershorit , në sheshin kryesor të qytetit të Koplikut . Aktiviteti i organizuar vecmas kengeve dhe valleve të interpertuara nga vetë fëmijët ka patur edhe përshendetjet e raastit nga nënkryetari i Bashkisë M. Madhe Sytki Ndrecaj dhe drejtoresha e Kabinetit të Kryetarit të Bashkisë Lisiana Çukaj. Realisht kjo ditë , këtu në sheshin kryesor të qytetit të Koplikut, ka ngjarë si një lulishte e mbushur plot me lule, Kanë qënë pikrisht këta fëmijë , të cilët një ditë të vetme i kanë dhënë kolorin e duhur kryeqëndrës së trevës M.Madhe. Nderkaq le të mirëkuptohemi me autoritetët vëndore të Bashkisë M.madhe , të cilët ënde nuk po mundën të ikun nga tradita shabllone , dhe pa pikë interesi dhe dobije e përshëndetjeve standarte. Tashmë ka ardhur koha që Bashkia M.Madhe të mëndojnë seriozisht për fëmijët, të ardhmën e një kombi. Pushtetarët kanë hyrë në vitin e 8-të mandatit qëverisës, dhe ëndë nuk janë kujtuar të bëjnë një investim për këta fëmijë. është i vetmi qytet në vëndin tonë që nuk ka një kënd sado të vogel lojërash për fëmijët, ndaj e kuptoni ,zotëtri të Bashkisë sa tallsëse janë përshëndetjet tipike të kohës së shkuar…, pa pikeë “bereqeti”?!