106 vjetori i shpalljes së pavarësisë, është festuar në M.Madhe pikrësht në vëndin ku nje vitë para shpalljes së pavarsisë u bë “prova” xhenerale e ngritjes së flamurit. Këtu në Hot pranë lapidarit kushtuar ngritjes së flamurit me 6 prillë 1911, drejtuesit më të larte të Bashkisë M.Madhe, por edhe perfaqesues të partisë Socialiste
z.Lulzim Zaraj dhe i LSI z.Sytki Ndrecaj, por edhe perfaqësues të shoqatave të ndryshme kanë vendoasur kurora me lule, në perkujtim të 28 Nentorit dites së Pavarsisë së Shqiperisë.
Ka qenë kryetari i bashkisë Tonin Marinaj së bashku me një të moshuar banor i fshatit Hot të cilët kanë ngritur flamurin kombëtarë. Më pas janë vendosur kurorat në respekt të kësaj ngjarje të lavdishme të historisë së poipullit tonë. Në fjalen e tij kryetari i Bashkisë Tonin Marinaj veçmas të tjerave është ndalur
TONIN MARINAJ: 28 nëntori është dita më e rendësishme e kombit Shqipëtar, ku të parë tanë ndër shekuj luftuan dhe dhanë jeten deri në 1912 ku u ngrit flamuri dhe populli shqipëtar fitoi pavarësinë.
Po kështu edhe nënëprefektja Taze Lohja ka theksuar se
TAZE LOHJA: Ne duhet të jemi krenar dhe ta kujtojmë këtë ditë të rëndësishme të popullit shqiptar dhe të vazhdojmë të punojmë e të ecim përpara në krah të shteteve europiane.
Më pas grupi artistik i shkollës 9 vjeçare Hot ka përshendetur me disa çaste të bukura muzikore.