Maratona e Pavarësisë një eveniment ndërkombëtar! Të nisur nga Ulqini, 90 pjesëmarrës kanë mbërritur në Shkodër dhe janë pritur nga kryetarja e Bashkisë së Shkodrës zj. Voltana Ademi. Si asnjëherë më parë, garuesit ishin nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia por edhe nga Austria, Finlanda, Danimarka dhe Estonia.
Në pritjen e bërë nga kryebashkiakja Ademi, u ndanë edhe çmimet për fituesit e Maratonës së Pavarësisë si më poshtë:
Për kategorinë e femrave tre vendet e para u fituan nga:
1. Biljena Keraxhijeva
2. Qendresa Ramadani
3. Rita Zeqiri
Ndërsa për kategorinë e meshkujve fitues ishin:
1. Aleksandër Kiradiliev
2. Adrian Decani
3. Zhelko MIlloviç
Çmimet për fituesit e shpërndanë nga z. Ilir Çapuni, kryetar i Këshillit Komunal të Ulqinit; z. Faik Nika, kryetar i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi dhe zj. Voltana Ademi. Një çmim special ishte rezervuar nga organizatorët për Arineta Mula, e cila përveç pjesëmarrjes në Maratonën e Pavarësisë, u vlerësua edhe si alpiniste pasi ia ka dalë të ngjitet në Malin Everest, lartësia më e madhe në botë.
Maratona e Pavarësisë i ka kaluar kufinjtë e shqiptarisë dhe organizatorët do ta regjistrojnë atë si një event ndërkombëtar që të përfshihet në kalendarët botërorë të maratonave.