Ajo që pritej , ka ndodhur . Fshati Budishë ka mikpritur sot , mbasesi asnjëherë tjetër , vëçmas bijëve dhe bijave të tijë , edhe mjaftë mysafirë që e shkelen për herë të parë butësinë e kësaj toke të mirë . Ishte pikrisht promovimi i librit “Fshati i Vogel me dy kisha e ka ëmrin Goraj- Budisha”. Autori i këtij libri gazetari i mirënjohur veçanarisht në lëmin e sportit Ëngjelll Gjolaj , krahas këtij botimi ka mundësuar edhe promovimin e këtij libri . Në njërën nga sallat e Kishës së fshatit është organizuar kjo veprimtari promovuese , e organizuar nga Klubi i artistve dhe letrave të Veriut “Rozafa” me president Ilmi Kurti , nga Revista “Pena e Artë” me botuese Prënda Sejdia , si dhe revista “Fjala”. Ka qënënë fillimisht Mjeshtri i Madh Ilmi Kurti i cili pasi ka folur shkurtazi rreth vlerave të këtij libri ia ka dhënë fjalën për të mbajtur një mëndim kritik profesional studiueses dhe poetës Prënda Sejdia , kjo e fundit ka treguar qartësisht vlerat që sjellë ky botim . Më tej në fjalën e tyre janë ndalur mjaftë nga autor të ndryshëm poeziesh dhe veprash letrare , por edhe njerëz me potenciale intelektuale dhe shoqërore si Presidenti i Unionit të ish të prsekutuarve politikë të Shqipërisë Besim Ndregjoni , i cili ka vlrsuar historinë e shkruar për fshatin Goraj Budishë , njëherazi dhe ka vlersuar me çertifikatë mirënjohje dëshmorët dhe trimat e rënë ndër vitë të këtij fshati. Mjaft improsionuese , madje sollën dhe çaste të këndshme humori kujtimet dhe mbresat e treguara me autorin dhe për autorin nga kolegu i tijë gazetari sportiv Bashkim Ramekaj , të cilët kanë një jetë të gjatë së bashku në fushën e gazetarisë sportive . Po kështu edhe poeti Dakë Keqaj ka treguar plot emocione njohjet , dhe punën e përbashkët me autorin Engjëll Gjolaj . Po kështu me mjaft interesim janë ndjekur dhe përshëndetjet e bëra nga studiuesi Marash Gilaj , apo aktivisti djal i këtij fshati Pjerin Spathari . Të gjithë kanë sjellë në kujtesë lavdinë dhe krenarinë e burrave të fshatit Goraj- Budishë . Kjo ditë e bukur plot diell dhe freski kujtimesh dhe vlersimesh është përjetuar këndëshëm edhe gjatë koktejlit të organizuar më këtë rastë . I pranishëm në këtë aktivitet promovues ishte dhe shefi i kulturës në Bashkinë M.Madhe Gjovalin Popaj i cili tregoj edhe një herë vlersimin dhe mbështetjen e Bashkisë për rastë të tilla kaq promovuese . Ky aktivitet promovues ishte gershëtuar më së miri nga organizatorët edhe përsa i takon vlersimit të figurave historike , artistike të fshatit , ku shoqata Atdhetare M.Madhe në Bashkpunim me Muzeun Etnografik Shqiptar në Lekaj të Tuzit , iu ka akorduar disa prej prsonaliteteve çertifikata mirënjohje.
Vemendje..Vlersime
vlersimeNderimp
Nderim për të rënët
Krenari ..