Përg: Prënda Sejdia
Zoti përgjigjet në tre mënyra. – Ai thotë PO dhe të jep atë çka do – Ai thotë JO e të jep diçka më të mirë. – Ai thotë PRIT dhe të jep më të mirën. E nis konkretisht me këtë thënje që aq shumë përshtatet me brendinë e librit monografiko- historik, të shkruar për këtë fshat për gjithë vitalitetin shekullorë, që e përcjell deri në ditët e sotme. Për vendin ku u mbollën si me parmendë fara e diturisë, besnikërisë, bujarisë e trimërisë plot nderë, si virtytet më të larta njerëzore, ndërtuar mbi bazamentin e çeliktë të ndërtuar nga të parët e trashëguar nga brezat pasardhës. E vlerësoj nismën e ndërmarrë nga autori Engjëll Gjolaj pasi sot bën punën e një albanologu të nesërm, për finalizimin e këtij libri si piknisje e njohjeve dhe arkivimit të ngjarjeve të rëndësishme dhe fakteve origjinale mbi ndodhitë e fisit tij Gjolaj, fshatit dhe trevës po’ashtu pasi historitë janë të shumta dhe personazhet patjetër. Arsyet e fenomenet janë me dengje sa do duheshin shumë autorë e shumë libra për ti sjellë ato në duart e lexuesve të sotëm e kryesisht gjeneratave të reja. Ama, autori Gjolaj tregohet tejet modest krahas librit që sot po e promovojmë si vlerë e patjetërsueshme për banorët e fshatit vogël me dy Kisha. Libri është i karakterit historik ndonëse assesi nuk mungon as letersia pasi autori me shumë delikatesë sjell vargje poetike nga autorë të zonës apo këngët e kënduara në breza atyre burrave viganë e trima të paepur, dhe ende këndohen për ta në tel sharkie a lahute. Autori i lindur në Goraj të Kastratit, thotë se është shumë krenarë për vendlindjen dhe na takon ne dhe ndaj e kemi për detyrë me ruajt e trashëguar traditat si malësorë Kastrati. Krenohemi thotë ai për trimërinë e të parëve tanë që luftuan për mbrojtjen e trojeve e ata që dhanë jetën për liri, për rolin e grave malësore dhe kontributin e dhënë për lindjen, rritjen dhe edukimin e trimave të Malësisë Madhe, për bujarinë e Kastratit, për shkrimtarë e poet brenda e jashtë vendit, për sportistë a boksier ku dua ta veçoj veçse njërin pra Jurgen Tonin Uldedaj, të gjithë me nivel të lartë të kulturës malësore. Por në libër ka plot emra, që do mbeten përjetësisht në memoriet e malësorëve por dhe zemrat e shqiptarëve si elitë për kombin. Ai nuk harron të shkruaj për krijuesin e Akademisë sportive apo dhe themeluesin e saj Ndue Ranxhburgaj e Ndue Naçaj, apo drejtues të shumtë pushteti deri tek ditët e sotme psh, Tonin Marinaj si njerëz që gjenden pranë halleve të njerësisë. Këta bij të Kastratit lashtë e autokton, ku popullsia e saj shpesh pëson lëvizje demografike ashtu si çdo popull në botë, por gjithnjë si askush tjetër me sytë pas. “Fisi Goraj, ndodhet në një luginë mes maleve të “Stolit dhe Çelës”, mes Zagorës dhe Budishës, ama historinë e bujarinë ua mësoj gjithë njerëzia kudo ku flitet shqip. Autori thotë se ka shkruar duke parë me syrin e emigrantit, por mesazhet në libër janë të qarta si rrezja e diellit që ngroh gjithësinë edhe brezat pasardhës të mpleksen me historitë kulturën e traditën vendase, e kjo dëshirë katër cipërisht matet me madhësinë e qiellit vigan, dhe e thellë sa thellësi e oqeanit. Duhet vlerësuar forca vitale e autorit pasi synon ta ëmbëltojë si qershi Malësinë e Madhe e konkretisht Gorajt e Kastratit që për autorin janë Boshti i Tokës, pasi ju dhuron buzëqeshje dhe mirënjohje imazheve të jetës vendase shumë shekullore, që e përshkruan duke u mirëmenduar, plot optimizëm e persosmëri duke i besuar imagjinatës si bazë për artin historiki- letrarë, a të qënurit shkrimtarë ndonëse me shprehje mjaft modeste. Autori vjen me kornizim specifik që i përshtatet mjaft mirë opinionit publik me ngjarje e personazhe reale por dhe unin e tij origjinal e mjaft të gjërë dhe duke ju lënë vend albanologëve të rinj për hulumtime të tjera. Histori interesante Fshati me dy Kisha. Popullsia e Gorës feston Shën Markun, e kështu që Kisha e Kastratit ka historik shumë të vjetër pasi aty ndër shekuj u prediku meshë u pagëzuan e krezmuan a vunë kurorë. Festa e Shën Markut festohej me miq e bija, këngë e valle si në zakone të motit e cila vazhdon ende. Kurse Kisha tjetër është ajo e Shën Gjergjit, ku gjenden varrezat e vjetra dhe më interesantja është pasi daton në një nga katër Kishat më të vjetra në Ballkan. Ajo u shkatërrua nga luftërat me serbin, dhe i vrarë mbeti Pretash Prelaj (Gjolaj). Për nderin dhe shpirtin e tij, Kisha Feançeskane e rindërtoi më 1941, e cila egziston edhe sot. Themelet e Kishës së Shën Gjergjit datojnë më 1742, kjo pasi më 1703 Papa i Vatikanit qe shqiptari “PAPA ALBANI 11” dhe falë historive mjaft të fuqishme këto dy Kisha kanë qënë, janë dhe mbeten bekim për Gorën e Kastratin. Do sjell në vëmëndje disa vargje që gjenden në këtë libër dhe burojnë nga folklori apo siç i thonë ndryshe “gurra e pashtershme popullore” Pretash Prela djalë dragua Me të shpejtë trimi ka qëllua Po i bjen malit si i tërbua Sot është dita për me dekë Bini o burra qofshim të lehtë Se gjithkund pritat po i lëshojnë shkjetë Sa ta marrë pra vesh Roma Se këto janë male tona Pretash Prelaj pra burri vetë Thua se kamve ju ka vu fletë Tuj ju ngjit malit përpjetë Këtij Mark Lekut po mi thërret Ti Mark Leka me më kallzua Cilin mal duam me kalua Vjen Dedë Prela me u diftua Shkojnë si rëja tuj luftua Kur kan mrri në buzë të nji rrethit Fishkllejnë plumbat rresht mas rreshtit Za i ban Pretashi këtij Mark Lekut Do t’luftojmë na si me grekun Amanet mos më ndaj prej vetit Se m ka marrë plumbi për mesit Pretash Prela çka po flet Po i thotë Markut amanet Mos ma.len trupin me tretë Mbet kam burra në mal t Hipirit Vra më ka shkjau i Vukoviçit Malësorët tuaj ndër breza trashëguan ideale të mprehta për mbrojtje, luftë e liri dhe paqe, njerëz të fortë e të paepur, gen i shqiptarit. Vargje që ta ngjethin mishin, e gjakun ta mpijnë ndër deje. Përmes këtyre vargjeve poetike, të cilat u vargëzuan nga gurra popullore për trimin me fletë Pretash Prela e shumë të tjera në këtë libër, autori i ka mbledhur me kujdes si relike shpirti, dhe e sjell si xherdan të trimërisë e burrave më në zë, besës trimërisë dhe fisnikërisë pa shoqe dhe shpirtërave të mëdhenj që vetëm malësori kreshnik i qëndisi me vepra si në varg, dhe pesha është stërngarkim figurativ, ama të këndshme e të dhimbshme në lexim. Ama autori e ka kultivuar këtë stil me përgjeshmëri të lartë qytetarie, pasi ndjesia patriotike dhe atdhetare duket mjaft e theksuar. Autori ndjehet aq krenarë e fatlum për arritjet që ka grumbulluar për t’ia dhuruar lexuesit, ndaj flet me zemër për historitë që krijuan epokë. Gjej rastin të përcjell falenderimet e mia për mundimet dhe vlerat reale që autori lartëson me tehun e fjalës për malësorin vital e të devotshëm. Shpirti i ndezur krejt flakadan, harmonia mes ngjarjeve reale dhe pasqyrimit dhe ai muzikalitet i Penës janë gurët e xhevahirit plot vlera në themelet krijuese të kësaj monografie. Suksese Penës tuaj mjeshtër i fjalës. Sa më këndshëm për lexuesin e gjërë. Udhë të mbarë librit. Prenda Sejdia Lezhë më 17. 02. 2023