M.MADHE / Edona Bilali bënë me dije se do ketë :“Art në Hapësirat Publike”

0
Një nga nismat më të reja të Qeverisë Shqiptare “Art në Hapësirat Publike”, do të sjellë një rikualifikim urban dhe artistik të hapësirave publike, #Shqipëri kjo për ti dhënë një tjetër vlerë identitetit lokal por edhe për të mbështetur artistët e skenës së pavarur.May be an image of road
Bashkia e Malësisë së Madhe, është përzgjedhur të jetë pjesë e kësaj nisme që konsiston në instalimin e veprave të artit në segmentin rrugor pika doganore e Hanit të Hotit, Malësi e Madhe , përkatësisht rrethrrotullimi në hyrje dhe në dalje të Koplikut, rrethrrotullimi në hyrje dhe në dalje të Bajzes, si dhe rrethrrotullimi në hyrje-dalje të pikës doganore “Hani i Hotit” .
Ky segment që përbën edhe portën hyrëse turistike, në të cilin do të instalohen veprat, do të jetë një lidhje sinergjie mes vendodhjes, komunitetit, artistëve dhe zhvillimit urban të zonës, por edhe një moment i rëndësishëm për të bërë një propozim mjedisor si mbjelljet me pemë apo veshjet me gjelbërim, një arredim tërësor urban.May be an image of road
Ministria e Kulturës, e cila po koordinon nismën ka hapur konkursin publik për realizimin e veprave të artit, i cili do të jetë i hapur deri me
  Gusht, kjo si një mundësi mbështetje për artistët e skenës së pavarur, por edhe për arkitektët, urbanistët dhe inxhinierët në Shqipëri, një formë edukimi për artin përmes së bukurës.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.