Ja , kjo është godina e cila prej disa vitësh i ka “hapur” dyert si ditën , ashtu dhe natën duke pritur … Dhe duket më në fund dikush po hynë pa “trokitur” , natyrisht jo për të “zaptuar” këtë godinë e cila ishte dikur zyrë Bujqësie , por për t’ia ndryshuar faqen. Kështu thuhet dhe ne po e besojmë që pikrisht 150 miljon lekë të vjetra të deklaruara një ditë më parë nga kordinatorja politike e socialistve në qarkun Shkodër znj. Edona Bilali , do të jënë në funksion të investimeve për rininë. Kaq u tha . Me siguri këto para nuk do jënë para që u shpërndahen kesh rinisë së parties , por investime në dobi të jetës së rinisë , por pse jo duke mos perjashtuar edhe moshat përtej rinisë . Themi kështu mbasi në qytetin e Koplikut mungone gjithëçka çfarë i duhet një qyteti në funksion të jetës kulturore , minimalisht kjo ndërtësë do të mund të sherbente sado pak në këtë drejtim . Këtu fare mirë mund të këmi një biblotekë , një sadhë leximi apo dhe zhvillimi të veprimtarive Letrarë- Artistike , si dhe mjedise të tjera kulturore deri tek ngritja e një muzeumi . I themi këto sa për kujtesë , por se çfarë do jetë ky investim në funksion të rinisë , këtë ne ënde nuk e dim , këtë e di vetëm ministrja dhe kryetari i Bashkisë . Gjithësesi duhet “gezuar” që diçka po levizë në këtë drejtim . Të paktën kështu u deklarua në ditën e prezantimit të kreut të Partisë Socialiste M.Madhe.