Në Bogën Alpine grupet e punës folën qartë për fitorën e thellë në zgjedhjet e 14 majit sepse Boga e vlerëson mbështetjen dhe lehtësirat që kemi krijuar për çdo individ që investon në agroturizëm dhe turizëm duke i shërbyer rritjes ekonomike të zonës dhe promovimit të Malësisë së Madhe . Shumë punë kemi bërë por asgjë në krahasim me atë çfarë po përgatisim të konkretizojmë gjatë këtij mandati që vjen. Duam të bëjmë më shumë për njerëzit e Bogës, Ducajve, Makajve krejt Shkrelit dhe Malësisë së Madhe. Kështu me premtimin se duan të bëjnë më shumë për këtë fshat turistik socialistet e kanë mbyllur për te djelen takimin elektoral.