LUSHNJE/NJË REPORTAZH I ZAKONTË PËR NJERËZ TË MËDHENJ.

0
Sheqere Sina -Lushnjë Mund të jetë një imazh i 3 persona
Është një mall i hershëm, për bij të përvëluar.Për bij që janë aty dhe s’janë aty.Materia, s’ka rëndësi në këto raste.Shpirti, shpirti, fle aty dhe zgjohet, i jep ngjyrën e përhershme festive, asaj që brof papritur, me ngjyra vendlindjeje…
Më gufon zemra, rreh si një shpend i lirë, teksa i afrohem qytetit tim të lindjes.Seç më flet një shkëmb, seç pëshpërin një shkurre e mbushur sërishmi me petale tetori, seç mërmëron një gur i vjetër; nga ata të dikurshmit, që ende janë aty dhe s’lëvizin.Edhe s’kanë për të lëvizur kurrë!Mund të jetë një imazh i 4 persona
E, po, këtu, përtërihet shpirti.’’Ngadalë-i them tim biri- ngadalë se qyteti im është sa i brishtë edhe i sertë, kujdes rrugën; është si një pendëzë shkrimi; është, edhe si një labirith pa krye…
Është data 14 tetor 2023! E gdhenda, sigurisht që e gdhenda këtë datë në kujtesën time mbushur plot me të dikurshmen.E tashmja dhe e dikurshmja përqafohen miqësisht dhe pyesin njëra-tjetrën se cila është më e rëndësishme. Unë qesh dhe rrjedh në natyrën time, si Shkumbini në euforinë e vet!
Afrohemi afër pallatit të kulturës “Sadi Halili”, në qytetin e lindjes, në Librazhdin tim.Ej! Unë jam pronare këtu,këtu jam edhe pengu i ëndrrave të mia! Kujtime dhe ngjarje, që ngjallen dhe fiken si hije, më përshkojnë brenda vetes; dalin e hyjnë si mysafirë të ftuar dhe të paftuar dhe pastaj, s’di ku treten në humbëtirën e jetës së dikurshme shkollore…që qesh sërishmi si një çupkëzë lozonjare.Mund të jetë një imazh i 6 persona dhe njerëz duke buzëqeshur
…gjendem papritur në pallatin e kulturës Sadi Halili, në qytetin e Librazhdit.Unë kam qenë dikur aty dhe sot jam sërish…Si një ish gjimnaziste Shebeniku, si një shkrimtare e ftuar, që kam thënë diçka; ashtu siç e ndiej dhe siç më kanë ndierë duke më thënë:Mirë se erdhe e dashur bijëzë!
Na mblodhi këtu, titulli ‘’Qytetar nderi’’ i bilbilit të Çermenikës, këngëtarit profesionist (edhe vëllai ynë),Hysni Hoxha.Të qoftë i bekuar zëri, të qoftë i ndritur nderi, Hysni Hoxha!Të pranishëm: Këngëtarë e artistë nga të gjitha trojet shqiptare.
Jam krenare që jam vajza e kësaj toke; tani e ndiej më shumë peshën që kam .
Është një datë që shënoi në kalendar një takim njerëzor të mrekullueshëm.
Qofsh i bekuar, Librazhdi im! Qofsh i ndritur përherë Hysni Hoxha! E paç zërin kështu, të mrekullueshëm; si era që këndellet mbi Shkumbin, si furtunat që burojnë traditën e Shebenikut tim. Jam e bekuar që kam lindur aty…, bijë e kësaj toke të brishtë dhe të ashpër njëherësh.Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe teksti
Aty, në pallatin e kulturës’’Sadi Halili’’ këndohen këngë patriotike, këngë Shqipërie.Sa shpirtra ngjalli, atëherë, kur virusi famëkeq zgjohej dhe mundohej të hante jetë njerëzish!Bilbili Çermenikës jepte shpresë jete me zërin e tij të kulluar.Sërishmi, aty, bilbili i Çermenikës i këndon jetës së bukur, jetës që s’ka vdekje kurrë!
Koncert magjik nga zëri i Hysni Hoxhës.Ka artistë dhe këngëtarë nga mbarë kombi shqiptar, ardhur enkas për respektin e këtij burri të lartë që i burojnë vlerat nga zemra e bukur e popullit që e do shumë.
Pjesëmarrja e nderuar e aktorit humorist nga Gjakova z. Arben ,mbreti i aktrimit, ‘’Kalorësi i Artë Gjergj Kastrioti’’ prof. Xhevat Limani, që me intepretimin e tij, shpërtheu si lumë lotët e të pranishmëve.Emocione në sallë me: “Shpirtërisht për ty Shqipëri ‘’ S’janë të pakta rekordet që ka thyer autori!Pa harruar atmosferën e ndezur nga këngëtari brilant shkodran Tole.Tenor magjik; ikonë kombëtare; pranë partnerja, Besjana Tole!Shpërthyen gjokset nga brohoritjet; të pafundme duartrokitjet e rradhës !
Kjo ndodhi këtu, në Librazhdin tonë, që shquhet për muzikën, lindur e rritur nga natyra e mrekullueshme e atij Shebeniku, që jep i forcë, dashuri dhe vitalitet të pashtershëm. Ky vend ka lindur djem dhe vajza që kanë kontribuuar dhe dhe shquhen nëpër botë. Janë dinjiteti dhe personaliteti i burimit të parë, i burimit që i ka rritur dhe u ka dhënë jetë e traditë.Jemi krenarë kudo për njeriun e punës që përhap dashuri dhe paqe …paqe e bujari në të gjithë botën.Mund të jetë një imazh i 8 persona
Ishin miqtë e ardhur nga larg, që mbushën zemrat plot, në këtë kinoteatër, jo vetëm me interpretime, por më shumë me magjinë e artit.Në sy shikoje ndriçimin e lotëve të mallit. S’e le dot mënjanë zonjën Fatime Kalimashi. Zonja e madhe, e ardhur nga Zvicra, interpretoi këngët që dukej sikur buronin ëmbël nëpër rrjedhën e kristaltë të Shkumbinit.
Ashtu rridhte edhe zemra e kristaltë e banorëve.
Sërish bilbili i Çermenikës dhe familja me taban, si shkëmbinjtë e Shebenikut, shtrirë dhe me themel të fortë.Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe njerëz duke buzëqeshur
Hysni Hoxha, Afërdita Hoxha me vajzën, Aishe, si zëri i lindur i thëllëzës. Kjo vajzë mbushi nënat e përmalluara me dashurinë shqiptare, ardhur nga Zvicra…
U ndieva motra e tyre, u dhurova tufëza lulesh, sepse zemra librazhdëse është bujare,e bardhë, e bukur. Dera e shtëpisë rri e hapur për miqtë, sidomos për miqtë e veçantë…
Kënaqësia është e madhe, ardhja e miqve qëq mbush zemrën plot, sidomos kur në skenë del regjisori i eventit; “Mjeshtri i madh “, Prof. Minella Kureta. E më pas,një punim, një dedikim në shalqin, punuar me mendje të mprehtë nga duart e arta të znj. Kadife Kariqi…
Përshëndetje nga Ansambli Çermenikës, pastaj, me rrobat e qëndisura nga sorkadhet e Librazhdit…Mund të jetë një imazh i 4 persona dhe tabelë
Z .Hysni me zonjën e vet, jo vetëm nënkryetari i Këshillit të Qarkut të Elbasanit, por edhe gazetarët , edhe zonja e shtëpise së kulturës “Bardha Alimeta “në Librazhd, na pritën krahëhapur, na dhuruan dashuri dhe jetë njerëzore.Të bukur!
Vendasit qëndruan më shumë në këmbë, për shkak të pjesëmarrjes.Tradita e Librazhdit tim kështu e do; në krye të vatrës ulim mikun.Mikun tonë, Hysni Hoxha, dekoruar si ‘’Nderi i Kombit, nderin tonë për të qenë të mirë dhe të bukur në shpitr.
Faleminderit, suksese!
Mund të jetë një imazh i 9 persona dhe njerëz duke buzëqeshur

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.