LULASH NIKË PALUSHAJ : MA SHKRETNUEN ZEMRËN

0

Këto ditë të filleses së vapës më dhuruan    botimin më të ri të mikut  jo vetem   timin, por të të gjithë  malësorëve dhe  veriorve kudo që ndodhen , profesorit të nderuar , dhe të respektuar  Lulash Nikë Palushaj. May be an image of 1 person  Ky  libër i titulluar: Ma shkretnuen zemrën , mbase realisht flet shumë , por të  “detyron”  te lexosh  pa tjetër.Ndaj vapën e këtyre ditëve po ma fresmkon  leximi i këtij libri.Redaktori Zija Vukaj  dhe botuesi i shtepisë  botuese “Fiorentina”, duket se  nuk kanë “përtuar” të punojnë  me kujdes  të  veçantë  në të gjitha  komponëntët  e duhura për të “lindur”  një libër të tillë.Gjeneza e kësaj vepre thot redaktori Zija Vukaj  mesa duket , ka lidhje  me perjetime të hershme  të autorit Palushaj, që zënë fill që nga vitët e rinisë, koha e shkollimit të tij në viset e Kosovës, Prizren, Prishtinë, si dhe në Shkup, ku mori formimine tij kulturor, por sidomos patriotik, për të vazhduar  në vitët e mëvonshme vezhgimet e mprehta mbi çdo gjë që ndodh në trojet e dashura të kosovës martire. E ndërsa kemi cituar  këto rreshta nga parathënia e  redaktorit Zija Vukaj , por edhe teksa kemi  shfletuar një nga një  faqet e këtij libri , realisht dhe ne jemi futur  në  botën e kujtesës së shkrimtarit  tashmë, jo thjesht  si publicist, por  një kronikan I dhimbjes krenare  të  historisë së popullit  martirë të kosovës, që  shkrimtari Palushaj e do kaq shumë.Ndaj dhe ne , nuk po ndalemi më shumë  në këto radhë, për ti lënë  lexuesit të shuajnë kurreshtjen  se çfarë  na ka dhënë pëna mjeshtërore e  Lulash Nikë Palushaj.

 

 

 

 

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.