Prelë Milani 

Jeta e plakut është si nata e dimrit vjen me kthjellim e hënë dhe agon me borë e ngrica të tmerrshme.
Dje mora vesh se miku im Luigj Temali nuk e kapi trenin e Shen Gjergjit të simjetëm.
Sot u zhduk nga mesi ynë një tjetër kumbarë i jetës kulturore te qyteti tone. Pak kush se paku mediadikisht u kujtua te fliste dy fjalë mirënjohje për stekën e vjetër te ekonomisteve ttë qytetit , për adhuruesin zemër flaktë të Shkodrës, Dukagjinit dhe letërsisë .Koha eshte peshorja me rreptë dhe drejte e vetmja drejtësi stoike mbi kete botën të pa drejtë Ne qe te harruam sot me mos përfillje do te marrim te njëjtin çmim ditën e lamtumirës sonë të madhe. Vdiqe i vetmuar dhe i uritur nga dëshira për shkrim, këndim, dituri dhe kulturë. Duke mos qene moshatare te njoha vone, por atëherë kur kishe vizatuar portretin qe meriton një njeri i nderuar. Ekonominë dhe poezinë i kishe ne gjak, Te shpërthejnë nga gjoksi vegime te tilla fluturake djaloshare në një moshë të tillë sa shkrinë në akujt e acartë pleqërisë eshte fat Lexoje e recitoje e me pasion dhe përmes bukurive vargëtare poetike kaloje në një botë tjetër teje djaloshare i rrethuar prej muzave ndonëse veshur kostumin dhe republikën e plakut qefanik . Në ketë aspekt miku jonë ishte krejt ti veçante. Luigj Temali kishte zejen e publicistikes, dhe e lypte nevoja polemizonte me theksime ëndërrimtare . Ishtezemër bardhë, punëtorë i zellshëm, natyre e bute dhe e thjeshtë. Shqipëria ishte hyj i idealit tënd shëlbues. Luigj Temali pushofsh ne paqe nën tingujt e këngës së shëlbimit !