LINDITA ENVER REÇI, lindur ne Shkodër ne vitin 1967. Ka përfunduar studimet e larta për Histori – Gjeografi ku dhe është diplomuar, me pas është diplomuar edhe drejtësi . Ne vijim diplomohet edhe si “Njohës i Politikave” ne Akademinë Profesionale Elita. Është administratore dhe juriste e shoqërisë se arsimit jopublik “Reçi” sh.p.k . Për disa vite ka qene anëtare e dhomës se avokatisë Shkodër si dhe juriste asistente pranë Gjykatës se Rrethit Gjyqësor Shkodër. Ka marre pjese ne dhjetëra trajnime administrative, arsimore, juridike, shoqërore, politike dhe për mbrojtjen mjedisore, për te cilat edhe mban çertifikatat përkatëse. Prej disa viteve kontribuon politikisht ne strukturat e LSI Shkodër, ku ka qene edhe përfaqësuese kësaj partie ne Këshillin e Bashkisë Shkodër ( 2015 – 2019). Ne zgjedhjet e 25 prillit kandidon për deputete e LSI-se për Qarkun e Shkodres.